Gjatë mbledhjes më 9 janar 2023 KQZ ka bërë me dije se pas verifikimeve të thelluara rezulton se kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit për Partinë Demokratike, Agron Kapllanaj, nuk ka asnjë pengesë për të ushtruar funksionin publik të deputetit.
“Kapllanaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të tij si subjekt zgjedhor”, deklaroi kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Sqarimi i Komizisionit Qëndror të Zgjehdjeve i përket zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit dhe tregon se Kpllanaj pavarësisht se është dënuar në Itali, ai nuk ishte në kushtet e ndalimit për tu bërë deputet edhe pse nuk e fitoi mandatin. Si rrjedhojë ky verifikim vlen edhe për garën që ai tashmë ka shpallur për Mallakastrën në 14 Maj 2023.
I njëjti argument u pranua nga KQZ-ja edhe për Kleo Muratajn, kandidat për deputet i propozuar nga Partia Social Demokrate e Shqipërisë, qarku Tiranë, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës në 1991 me 2 muaj riedukim për armëmbajtje pa leje.
Ky vendim i marrë nga KQZ gjithashtu hedh poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike e Sali Berishës kundrejt Kapllanajt, të cilët më herët u shprehën se ai nuk mund të kandidojë për kreun e Bashkisë së Mallakastrës për shkak të problemeve me ligjin në shtetin fqinj, Itali.
Kapllanaj është kandidati zyrtar i Partisë Demokratike të udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Mallakastrës.
Kujtojmë se në vitin 2004 ai u dënua me 2 vite burg dhe 300 euro gjobë gjykatë në Firence pasi akuzohej për vjedhje.
Prokuroria e Përgjithshme ju rikthye kësaj historie duke i dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një skaner të aktivitetit penal të ish-kryebashkiakut.
Sektori i Dekriminalizimit bëri një verifikim të thelluar dhe komunikim me shtetin italian për këtë çështje, ku rezultoi se Agron Kapllanajt dënimi i është pezulluar me kusht.
“Pas shqyrtimit të verifikimit të thelluar të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Agron Faslli Kapllanaj, kandidat për deputet i propozuar nga Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN”, qarku Fier” dhe për subjektin vetëdeklarues z. Kleo Hekuran Murataj, kandidat për deputet i propozuar nga Partia Social Demokrate e Shqipërisë, qarku Tiranë”, u konstatua se z. Agron Kapllanaj dhe z. Kleo Murataj nuk përfshihen në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të deputetit”, thuhet në njoftimin e bërë nga KQZ.
https://newsbomb.al/akuzat-per-denimin-ne-itali-kqz-i-jep-driten-jeshile-agron-kapllanaj-nuk-ka-asnje-per-te-kandiduar/