isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home LAJME

Gjetjet dhe rekomandime mbi bilancin e llogaridhënies / dekriminalizimit dhe diskursin publik

Raport monitorimi

February 26, 2024
in LAJME, RAPORTE DHE PUBLIKIME

Në Shqipëri, shpesh duke nisur që nga politikanët deri tek njerëzit e thjeshtë, çdokush akuzohet për korrupsion, lidhje me krimin dhe mungesë integriteti politik e qytetar. Ka kaq pak hapësirë për qytetarët, saqë edhe rolin demokratik që qytetarët duhet ta luajnë në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht përmes mekanizmit të zgjedhjeve, u shpërdorohet. Rastet e vjedhjeve, shitblerjeve, kërcënimeve gjatë votimeve, që kanë pas emra dhe mbiemra, nuk u duket fundi.

Në teorinë e demokracisë, në kutinë e votimit, qeveritë dhe individët që perceptohen gjerësisht se kanë vepruar me mungesë integriteti, duhet të ndëshkohen ashpër. Por, ky nuk është rasti i Shqipërisë. Ky raport hedh dritë mbi ligjërimin mediatik, teorik dhe opinionin publik lidhur me çështjet e integritetit, korrupsionit, ndikimit dhe besimit në politikë dhe politikanët në Shqipëri.

Tema që i bashkon të gjitha në këtë raport është dekriminalizimi. Pyetja më e parë që rrjedh nga kjo është se: në çfarë niveli është sot ligjërimi publik e politik mbi dekriminalizimin në Shqipëri? Ndërkohë që parimet e integritetit në politikë dhe në vendimmarrje, janë kusht dhe interes jetik për shtetin dhe shoqërinë shqiptare, a shohin qytetarët procesin vendimmarrës të pastër, transparentë dhe llogaridhënës? A po shkojnë normalisht politikanët nën hetim për korrupsion dhe inkriminim? A kemi deri më tani politikanë të dënuar sipas ligjit? Sa ndikojnë dënimet në shoqëri? A e justifikon drejtimi i sotëm i vendit këtë nivel sjellje të politikës? “Kodet e sjelljes janë të nevojshme si politikat dhe procedurat… por për t’i zbatuar ato ju nevojitet një udhëheqje motivuese efektive”.

Përgjegjësia kryesore që bie për respektimin e standardeve të larta duhet të mbetet gjithmonë tek individi dhe më pas tek organizata (partia apo institucioni), ku bën pjesë. Megjithatë, historia aktuale tregon se vetë-rregullimi shpesh është i paefektshëm pa ndonjë formë të përfshirjes së jashtme. Është thelbësore që të kemi mekanizma që t’i mbajë në vëzhgim ata që janë në poste publike për t’u kujtuar atyre rregullisht standardet për të cilat janë zgjedhur. “Çdo qenie njerëzore lind politike dhe ka pjesë në një bashkësi politike. Politika është e përfshirë në çdo veprimtari njerëzore. Aristoteli, pikërisht në njohjen e këtij realiteti të jetës njerëzore shkroi se: Të gjitha organizimet synojnë një të mirë; dhe organizata e veçantë, e cila është më sovrania nga të gjitha dhe, përfshin të tjerat, do të ndjekë këtë qëllim më së shumti dhe, vetëm kështu do t’i drejtohet më sovranit nga të gjitha të mirat. Organizimi më sovran dhe gjithëpërfshirës është polis, siç quhet, ose organizimi politik” (Curtis, 1961:59).

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke monitoruar institucionet, partitë dhe zyrtarët e lartë të zgjedhur dhe të emëruar , si pjesë të angazhimit në projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur” mbështetur nga NED (National Endowment for Democracy). Pikëpamjet e shprehura në raport janë përgjegjësi e ISP-së.

Për të pasur një panoramë të plotë të gjendjes dhe ligjërimit politik e publik mbi këto tematika nuk mjafton vetëm analiza e qëndrimeve të partive politike apo deklarimet e politikanëve, por edhe raportimi në mediat kryesore dhe vendi që zënë lajme të tilla në lajmet ditore politike. Duke pasur parasysh që shtypi shqiptar shfrytëzohet shumë nga politika dhe madje përmes saj parashtrohen lëvizjet e saj, në këtë raport jemi mbështetur në këtë qasje. Ndaj, një pjesë e rëndësishme e këtij shqyrtimi është mbështetur në vëzhgimin tek media e shkruar (print), online dhe ajo vizive. Por shqyrtimi i shtypit, për shkak të stadit të saj dhe problematikave, mund të jetë sipërfaqësor, i paplotë ose i ndërmarrë në shërbim të interesave ose agjendave të veçanta. Në këtë punim është pasur parasysh se Organizata “Gazetarët pa Kufij” në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, e renditi Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike. Megjithatë sipas indeksit që u publikua pak muaj më parë, edhe Shqipëria, edhe Kosova kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më parë (2022).

Panorama e medias në Shqipëri shfaqet mjaft interesante dhe e gjallë: Botohen gati 20 gazeta ditore, 71 radio stacione, 70 stacione televizive dhe 109 televizione kabllorë dhe media të panumërta në internet. Por, brenda, në thelbin e saj, media elektronike dhe ajo e shkruar rezulton një biznes për interesa ekonomike dhe politike të një grushti pronarësh, që numërohen me gishtat e vetëm një dore.

Për shqyrtimin në këtë raport janë monitoruar raportimet e mediave për ligjërimin politik: Top Channel, TV Klan, News 24, Ora News, ABC News, Gazeta Panorama, Gazeta Shqiptare, Shqiptarja.com, Gazeta DITA, Gazeta SOT, Portali Lapsi.al, Portali CNA, Portali Newsbomb, Portali Dosja, etj. Gjatë monitorimit janë verifikuar raportimi në media, gjuha dhe ligjërimi publik e politik i politikanëve, partitë politike institucionet e pavarura dhe deklarata të ambasadave të ndryshme të akredituara në Tiranë.

Temat e dekriminalizimit, integriteti në politikë, akuzat për lidhje të politikës me krimin apo të përfshirjes në korrupsion, kanë qenë temat dominuese të  raportimeve mediatike  mbi  zhvillimet  politike  në  periudhën  shtator -dhjetor 2023. Roli i SPAK-ut në zhvillimet e muajve të fundit, zhvillimet në PD dhe në krejt opozitën shqiptare ishin kryefjala e muajve të fundit (Kryesisht atyre të katër muajve të fundit).

Debati publik e politik tregoi gjithashtu se edhe opozita dhe mazhoranca retorikën e dekriminalizimit e përdorin thjesht si fasadë e për konsum të jashtëm, ndërkohë që politikanë të niveleve më të larta janë jo vetëm të përfshirë në akte korruptive, por edhe të akuzuar për korrupsion dhe me arreste me burg, arrest shtëpie apo shpejt do të kalojnë derën e burgut. Mediat  kanë raportuar në çdo rast për veprimet e SPAK-ut, ato të drejtësisë dhe rëndësinë e dekriminalizimit, por shpesh e zakonisht, ato përbëhen ose me deklarata të gatshme në zyrat e pushtetit apo partive politike, ose krejt asnjanëse për raportimet, për të mos thënë se më shpesh u kanë bërë jehonë qëndrimeve politike të palëve.

Në këtë rast ato nuk kanë ushtruar pushtetin e tyre në favor të interesit publik, duke u bërë interprete të konflikteve politike si ndërmjet opozitës dhe pozitës, ashtu edhe palëve brenda PD-së, duke e mbajtur gjallë konfliktin në ligjërimin politik dhe duke i dhënë ushqim medias. Propaganda është përdorur nga qeveria si model qeverisjeje ndërsa nga partitë si mjet mbijetese politike të atyre dhe drejtuesve të tyre. Ndërkohë, shpesh, mediat gjatë kësaj periudhe, në vazhdën e nevojës për të pasur lajme dhe shikueshmëri apo klikime u kanë dhënë hapësirë palëve politike në konflikt, që të sulmojnë e denigrojnë kundërshtarët e tyre politikë, duke i bërë të përplasen me njëri-tjetrin duke krijuar mjegullnajë në informim, shpesh herë dezinformim, politizim të debatit dhe degradim të gjuhës e ligjërimit publik pa respektuar parimet etike të informimit dhe ato të komunikimit.

Një përmbledhje e shkurter e pjesës kryesore të raportit monitorues gjendet në linkun poshtë, ndërkohë që raporti i plotë nuk do të publikohet për shkak të të dhënave personale që përmban.

ISP – Dekriminalizimi dhe integriteti – Raport periodik monitorues 2024

Previous Post

Arrestohet anëtari i Këshillit Bashkiak: prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike

Next Post

Amnistia penale: Shqetësimi mbi përfitimin e politikanëve dhe zyrtarëve objekt të SPAK

Next Post
Amnistia penale: Shqetësimi mbi përfitimin e politikanëve dhe zyrtarëve objekt të SPAK

Amnistia penale: Shqetësimi mbi përfitimin e politikanëve dhe zyrtarëve objekt të SPAK

TË REKOMANDUARA

Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

5 hours ago
SPAK: Sekuestro investimit të dyshuar për abuzim të ish deputetit Gaçi dhe ish ministres Xhaçka

Gjykata e Apelit rrezon GJKKO, nuk do ketë hetim për ish ministren Xhaçka

2 days ago
SPAK, 87 kallëzime penale për krime zgjedhore për 2025

SPAK, 87 kallëzime penale për krime zgjedhore për 2025

2 days ago
Forum me studentë në “Marin Barleti”, dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

Forum me studentë në “Marin Barleti”, dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

3 weeks ago
Arrestimi i parë për krim zgjedhor 2025: 500 euro për një votë

Arrestimi i parë për krim zgjedhor 2025: 500 euro për një votë

1 month ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike