Këshilli i Ministrave edhe pse nuk cilësohet shprehimisht nga Kushtetuta si organi më i lartë ekzekutiv,ai qendron në bazë të të gjithë organeve të pushtetit ekzekutiv në administratën tonë (neni 95 i Kushtetutës). Këshilli i Ministrave ndodhet vetëm në varësi të Kuvendit, të gjithë organet e tjera të administratës përveç atyre kushtetuese janë në varësi të tij. Këshilli i Ministrave është organ kolektiv, përfaques i të cilit është Kryeministri. Vendimet që merr Këshilli i Ministrave janë vendime për të cilat votohet në mënyrë të hapur nga anëtarët e tij. Ai funksionon mbi bazën e një ligji të posaçëm Nr. 9000 datë 30.01.2003 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”. Këshilli i Ministrave përbehët nga Kryeministri , zëvendëskryeministri dhe ministrat.