Akademisë së Shkencave orientohet dhe organizohet në zbatim të Kushtetutës, legjislacionit në fuqi, marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga Akademia e Shkencave, programit të qeverisë në fushën e kërkimit shkencor dhe Statutit të ASh-së.
Akademia ka këto funksione:
a) bashkëpunon me institucione kërkimore dhe mësimore, brenda dhe jashtë vendit, që kanë kapacitetet e nevojshme për kërkim, për kryerjen e studimeve në fusha të ndryshme të shkencës;
b) propozon fusha të reja kërkimore dhe studimore, në përputhje me nevojat e zhvillimit të vendit;
c) u ofron institucioneve të larta shtetërore këshillimin dhe ekspertizën e nevojshme në zgjidhjen e çeshtjeve të rëndësishme për zhvillimin e vendit;
d) boton organe periodike dhe vepra të tjera me nivel të lartë shkencor;
e) organizon kongrese dhe konferenca shkencore dhe problemore në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare;
f) organizon konkurse dhe dhënie çmimesh shkencore.