Është organi më i lartë kolegjial akademik, përgjegjës për përmbushjen e misionit të universiteteve. Në përmbushje të përcaktimeve ligjore në fuqi, anëtarët e SENATIT Akademik zgjidhen nga asambletë e personelit akademik të njësive kryesore, me votim të përgjithshëm, për një mandat katërvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, mes anëtarëve të personelit akademik me kohë të plotë përmes vetëkandidimit.