Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, është miratuar nga Parlamenti shqiptar me vendim nr. 10242, të datës 25. 2. 2010, si Institucion Publik Qendror dhe i Pavarur, që gëzon statusin e personit juridik. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera.
ISKK ka për detyrë të studiojë dhe të vlerësojë objektivisht krimet dhe dëmet e komunizmit në Shqipëri, t’i zbardhë dhe t’i dëshmojë ato në mënyrë të dokumentuar dhe të pakontestueshme. Stafi përbëhet prej 15 specialistësh. Aktualisht puna e ISKK, përveç sensiblizimit të shoqërisë për krimet e komunizmit, është përqëndruar në dëshmitë gojore dhe materiale të të mbijetuarve nga diktatura dhe, sidomos, në punën kërkimore nëpër arkivat zyrtare.
ISKK drejtohet nga Bordi Drejtues me këtë përbërje:
- Uran Butka – Kryetar
- Jonila Godole – Nën Kryetare
- Gëzim Peshkëpia – Anëtarë
- Alfred Lako – Anëtarë
- Vasil Tole – Anëtarë
- Etleva Shehu – Anëtare
- Enriketa Papa – Anëtare