Presidenti i Republikës së Shqipërisë është kryetar i shtetit dhe perfaqëson unitetin e popullit. Presidenti mund te zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja me qëndrim jo më pak se 10 vitet e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjec.
Kompetencat të cilat i ushtron Presidenti i Republikës janë:
Thirrja e Kuvendit:
- Kuvendi i posazgjedhur thirret në mbledhjen e parë nga Presidenti i Republikës jo më vonë se 20 ditë nga perfundimi i zgjedhjeve.
- Në rast se Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetencë, Kuvendi duhet të mblidhet vetë brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të parashikuar.
Shpallja e Ligjeve: Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij.
Kthimi i Ligjit:
- Presidenti i Republikës ka të drejtë ta kthejë ligjin për rishqyrtim vetëm një herë.
- Dekreti i Presidentit për rishqyrtimin e një ligji e humbet fuqinë, kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Bën emërimin dhe shkarkimin e ministrave: Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës,me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.
Bën emërimin e gjyqtarëve: Anëtarët e Gjykatës së lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
Bën emërimin e Prokurorëve:
- Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
- Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit,për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rëndë të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e Prokurorit.
- Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm.
Komandant i Forcave të Armatosura: Presidenti i Republikës është komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit të Republikës.
Shpall Gjendje Lufte: Në rastë agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, me kërkesë të këshillit të Ministrave, shpall gjendjen e luftës. Në rastë kërcënimësh të jashtme ose kur detyrimi për mbrojtje të përbashkët buron nga një marrveshje ndërkombëtare,Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, shpall gjendjen e luftës, vendos gjendjen e mobilizimit dhe të cmobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshme.