Administrata publike ka si objekt realizimin e vlerave që shprehin interesat e shtetit ose të një bashkësie të veçantë, të njohur si e tillë nga shteti. Këto vlera janë shprehur në akte të nxjerra nga pushteti legjislativ.
Duke nisur me organizimin e ekzekutimit dhe zbatimin e ligjit administrata publike është e lidhur ngushtë me pushtetin legjislativ dhe me pushtetin gjyqësor, vendimet e të cilit ekzekutohen në kuadrin e administratës publike.
Administrata publike është e lidhur ngushtë me pushtetin ekzekutiv. Veprimtaria e administratës publike ka karakter nënligjor dhe njëkohësisht karakter organizues.
Organe lokale të administratës shtetërore janë ato organe veprimtaria e të cilave shtrihet vetëm në një siperfaqe të caktuara tokësore që përkon me njësinë e qeverisjes (komunë, bashki).