ERE është person juridik publik, i pavarur nga interesat e industrisë së energjisë dhe nga organet shtetërore. ERE është krijuar në vitin 1995 dhe aktualisht funksionon në bazë të ligjit nr. 43/2015, datë 30.04.2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe ligjit nr.102/2015 “Për sektorin e gazit natyror”.
Misioni i Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë është:
- Garantimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike të klientëve, nëpërmjet krijimit të një tregu funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike, duke marrë në konsideratë interesat e klientëve, sigurinë e cilësinë e shërbimit të furnizimit me energji elektrike dhe kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.
- Rregullatimi i marrëdhënieve në veprimtaritë e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, i cili vendos rregullat lidhur me:
- a) hapjen, organizimin dhe funksionimin e një tregu konkurrues të energjisë elektrike;
- b) pjesëmarrjen në tregun e energjisë elektrike;
- c) dhënien e autorizimeve dhe licencave në sektorin e energjisë elektrike;
- ç) rregullimin e veprimtarive në sektorin e energjisë elektrike, mbrojtjen e klientëve, sigurinë e furnizimit dhe krijimin e strukturave konkurruese të tregut të energjisë elektrike;
- d) integrimin e tregut shqiptar në tregun rajonal dhe atë europian të energjisë elektrike.
ERE drejtohet nga Bordi i Komisionerëve, i përbërë nga 5 anëtarë të emëruar në detyrë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, sipas dispozitave të ligjit nr. 43/2015 “Per sektorin e energjisë elektrike” dhe ligjit nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror”.
Aktualisht Bordi i anëtarëve të ERE përbëhet:
- Petrit Ahmeti Kryetar
- Adriatik Bego, Anëtar
- Erjola Sadushi, Anëtare
- Maksim Shuli, Anëtar