Gjykata Kushtetuese ka për të detyrë të garantoj respektimin e Kushtetutës nga veprimtaria e pushtetit publik. Gjykata Kushtetuese është instanca e fundit e ngarkuar me kontrollin ndaj akteve të nxjerra nga organet e pushtetit shtetëror duke u përqendruar në aspektin e pajtueshmërisë së tyre me dispozitat kushtetuese. Drejtësia kushtetuese nënkupton tërësinë e institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e rendit juridik të një shteti. Kompetenca e Gjykatës Kushtetuese është të kontrolloj proçesin ligjvënës. Prirja për të vënë nën kontroll kushtetues veprimtarinë e legjislativit, gjithmonë duke respektuar sovranitetin ligjvënës të tij, është një tipar dallues në pothuaj të gjitha regjimet demokratike sot në botë. Prandaj edhe roli i institucionit të Gjykatës Kushtetuese po vjen duke u rritur sidomos në vendet e dala nga sistemet totalitare.