Administrata publike ka si objekt realizimin e vlerave që shprehin interesat e shtetit ose të një bashkësie të veçantë, të njohur si e tillë nga shteti. Këto vlera janë shprehur në akte të nxjerra nga pushteti legjislativ. Duke nisur me organizimin e ekzekutimit dhe zbatimin e ligjit administrata publike është e lidhur ngushtë me pushtetin legjislativ dhe me pushtetin gjyqësor, vendimet e të cilit ekzekutohen në kuadrin e administratës publike.
Administrata publike është e lidhur ngushtë me pushtetin ekzekutiv. Veprimtaria e administratës publike ka karakter nënligjor dhe njëkohësisht karakter organizues.
Organe qendrore të administratës shtetërore janë ato organe që e shtrijnë veprimtarinë e tyre në të gjithë territorin e R.SH, për pasojë të gjitha aktet e nxjerra prej tyre sjellin pasoja juridike pa asnje kufizim në të gjithë territorin e R.SH.