AMA (AUTORITETI I MEDIAVE AUDIVIZIVE) është organ i zgjedhur nga parlamenti dhe raporton periodikisht përpara tij. Përgjegjësia e tij kryesore ka të bëjë me
– garantimi i konkurrencës së ndershme;
– hartimi i strategjive për ofrimin e shërbimeve të transmetimit;
– miratimi i kodit dhe rregulloreve të transmetimit audioviziv dhe akteve të tjera nënligjore;
– zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis ofruesve të shërbimeve të transmetimeve audio ose audiovizive, përfshirë mosmarrëveshjet me transmetuesin publik;
– monitorimi i programeve të transmetuara nga Ofruesit e Shërbimit Mediatik Audioviziv (OSHMA);
– bashkëpunimi me institucione të tjera për përmbushjen e objektivave ligjore si Autoritetin e Konkurrencës, Zyrën Shqiptare ZSHDA-në, Komisionin për Mbrojtjen e Konsumatorit etj.
– hartimi dhe miratimi i rregulloreve për procedurat dhe kriteret e dhënies së licencave dhe/ose autorizimeve, sipas përcaktimeve të Ligjit për Mediat;
– përcaktimi i pagesave për licencat.
– AMA kontrollon zbatimin e ligjit për median nga subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën audiovizive dhe në rast shkeljesh, vendos sanksione.
AMA drejtohet nga Bordi, më përbërjen e mëposhtme:
- Gentjan Sala, Kryetar
- Sami Neza, Zv/Kryetar
- Suela Musta, Anëtare
- Zylyftar Bregu, Anëtar
- Piro Misha, Anëtar
- Agron Gjekmarkaj, Anëtar
- Gledis Gjipali, Anëtar