Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë. Ky status sanksionohet në nenin 161 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjin 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili përcakton objektivat, detyrat, marrëdhëniet me sistemin bankar dhe me shtetin, organizimin dhe drejtimin, pronësinë mbi kapitalin, pasqyrat financiare dhe shpërndarjen e fitimit. Banka e Shqipërisë ka si objektiv kryesor arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Ajo është autonome dhe e pavarur nga çdo pushtet tjetër në realizimin e objektivit kryesor dhe objektivave e detyrave të tjera. Banka e Shqipërisë është bankë me kapital tërësisht shtetëror dhe përgjigjet përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ajo drejtohet nga Këshilli Mbikëqyrës, i cili kryesohet nga Guvernatori, që vepron edhe si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i saj.
Banka e Shqipërisë nuk ka qenë objekt i ligjit të dekriminalizimit, por më 2014 ajo kaloi një krizë të thellë pas arrestimit dhe më pas shkarkimit të Guvernatorit të sa Ardian Fullani dhe Inspektores së Përgjithshme Golemi.
ANËTARËT E KËSHILLIT MBIKËQYRËS:
- Gent Sejko, Kryetar
- Luljeta Minxhozi, Zv/kryetare
- Natasha Ahmetaj, Anëtare
- Tonin Kola, Anëtar
- Suela Popa, Anëtare
- Edlira Luçi, Anëtare
- Ridvan Bode, Anëtar
- Artan Hoxha, Anëtar
- Arben Malaj, Anëtar