Rektorati
Rektorati në institucionet e arsimit të lartë është organ kolegjial që drejtohet nga rektori dhe përbëhet nga: a) rektori; b) zëvendësrektori/ët; c) administratori i institucionit; ç) drejtuesit e njësive kryesore; d) autoritete të tjera, të përcaktuara në statutin e institucionit të arsimit të lartë.
Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në statutin e tyre numrin e zëvendësrektorëve, të cilët i përkasin kategorisë “Profesor” ose kanë gradën shkencore “Doktor” (“PHD”), të fituar pranë universiteteve të vendeve anëtare të OECD-së ose BE-së. Ata janë anëtarë të personelit akademik me kohë të plotë, të cilët emërohen dhe shkarkohen nga rektori, pas miratimit në Senatin Akademik. Rektorati harton planin strategjik të zhvillimit të institucionit, mbështetur në propozimet e njësive bazë dhe kryesore të institucionit, si dhe ato të administratorëve. Funksionet e rektoratit përcaktohen në statutin e institucionit të arsimit të lartë.