isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home LAJME

Integriteti, meritokracia dhe autonomia në qeverisjen vendore në Shqipëri 2025

January 5, 2026
in LAJME, PUSHTETI LOKAL - LAJME, RAPORTE DHE PUBLIKIME

Ky raport analizon zhvillimet e fundit në qeverisjen vendore në Shqipëri pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, me fokus të veçantë në proceset e shkarkimeve kolektive, emërimeve të reja dhe respektimit të legjislacionit në fuqi. Analiza vlerëson nëse këto procese përputhen me parimet e integritetit, meritokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe shqyrton implikimet e tyre për demokracinë vendore dhe mirëqeverisjen lokale.

Procesi i shkarkimeve kolektive të zv/kryetarëve dhe administratorëve: Pas kërkesave publike të Kryeministrit drejtuar të gjithë kryetarëve të 61 bashkive, u zbatua një proces i koordinuar shkarkimesh kolektive, kryesisht në bashkitë e drejtuara nga e majta. Këto shkarkime u realizuan në mënyrë të njëtrajtshme dhe të përshpejtuar, pa dokumentim të vlerësimeve individuale të performancës dhe pa ndjekur procedurat disiplinore të parashikuara nga ligji. Si pasojë, përgjegjësia administrative u zhvendos nga niveli vendor drejt autoritetit politik qendror, duke cenuar autonominë funksionale të bashkive dhe duke krijuar pasiguri institucionale.

Procesi i emërimit të drejtuesve të rinj: Emërimet pas shkarkimeve kolektive u karakterizuan nga mungesa e standardeve të qarta meritokratike, transparencës dhe legjitimitetit institucional. Në shumicën e rasteve, nuk u aplikuan procedura të hapura apo konkurruese dhe kriteret e përzgjedhjes nuk u bënë publike. Kjo praktikë tregon një prirje drejt politizimit të administratës vendore, në dëm të profesionalizmit, kapaciteteve institucionale dhe besimit të qytetarëve në institucionet lokale.

Procesi i emërimeve dhe shkarkimeve nga kryetarët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet e pjesshme: Kryetarët e rinj të bashkive, të zgjedhur përmes zgjedhjeve të pjesshme dhe me mandate të kufizuara në kohë, ushtruan kompetencat e tyre në një kontekst presioni politik dhe pasigurie institucionale. Në disa bashki u evidentuan shkarkime dhe riorganizime të nxituara të administratës, të cilat rrezikojnë vazhdimësinë e shërbimeve publike dhe kufizojnë mundësinë për planifikim afatmesëm dhe afatgjatë në nivel vendor.

Respektimi i legjislacionit në fuqi: praktika të mira dhe praktika negative: Analiza evidenton një nivel të ulët respektimi të kuadrit ligjor që rregullon administratën vendore, përfshirë Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore, Ligjin për Nëpunësin Civil dhe Kodin e Punës, Kartën Evropiane te Vetëqeverisjes Vendore të Këshillit të Evropës si dhe normat dhe praktikat e përditshme. Praktikat negative përfshijnë ndërhyrje politike në kompetenca ekskluzive vendore, mosrespektim të statusit të nëpunësit civil dhe rritje të numrit të padive gjyqësore ndaj bashkive për largime të paligjshme nga puna. Ndërkohë, janë identifikuar raste të izoluara ku kryetarë bashkish kanë respektuar procedurat ligjore dhe kanë refuzuar zbatimin e urdhrave politikë, duke demonstruar se zbatimi i ligjit është i mundur edhe në kushte presioni.

Vlerësim i përgjithshëm: Në tërësi, këto zhvillime tregojnë një dobësim sistematik të parimeve të integritetit, meritokracisë dhe autonomisë vendore. Nëse këto praktika vijojnë, ato rrezikojnë të dëmtojnë seriozisht demokracinë vendore, cilësinë e shërbimeve publike dhe përputhshmërinë e Shqipërisë me standardet evropiane, veçanërisht në kontekstin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Raporti evidenton se ndërhyrjet politike të artikuluara publikisht nga Kryeministri, të adresuara drejtpërdrejt ndaj të gjithë kryetarëve të 61 bashkive, kanë krijuar një model të centralizimit de facto të pushtetit vendor, në kundërshtim me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe standardet e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore.

Raporti bëhet në kuadër të projektit që po zbaton ISP “Promovimi dhe llogaridhënia e zyrtarëve të zgjedhur 2025–2027”, mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED).

Raporti i plotë i përgatitur nga eksperti Agron Haxhimali, mund të lexohet këtu:

ISP – Integriteti, demokracia e meritokracia ne qeverisjen vendore ne Shqiperi 2025

Previous Post

Infografik: SPAK dhe integriteti i zyrtarëve të lartë  

Next Post

SPAK dergon per gjykim kryetarin e bashkise Shkoder Benet Beci

Next Post
SPAK dergon per gjykim kryetarin e bashkise Shkoder Benet Beci

SPAK dergon per gjykim kryetarin e bashkise Shkoder Benet Beci

TË REKOMANDUARA

GJKO dënon për korrupsion zgjedhor kryetarin e bashkisë Rrogozhinë

Dënuar me 1 vit burg kryebashkiaku për “korrupsion aktiv në zgjedhje”

1 day ago
Dënohet politikani lokal për korrupsion aktiv në zgjedhje

Dënohet politikani lokal për korrupsion aktiv në zgjedhje

4 days ago
Kandidate për deputete në maj 2025, arrest banese pas akuzës për korrupsion

Kandidate për deputete në maj 2025, arrest banese pas akuzës për korrupsion

6 days ago
GJKKO, tre dënime nga 1.6 vjet burg për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”

GJKKO, tre dënime nga 1.6 vjet burg për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”

5 days ago
Diskursi politik & publik mbi dekriminalizimin (tetor-dhjetor 2025)

Diskursi politik & publik mbi dekriminalizimin (tetor-dhjetor 2025)

4 weeks ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike