Apeli i GJKKO ka dënuar me 1 vit burg kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla, i akuzuar për korrupsion zgjedhor, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Po ashtu, Edison Memollës iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Me 1 vit burg është dënuar edhe i pandehuri Blerim Xhamani, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumentave” kryer në bashkëpunim, si edhe Ndriçim Tafgjata, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Ndërsa Isuf Tosku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, u dënua me 8 muaj burg, dënim që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj.
Pas vendimit të dhënë nga Apeli I GJKKO, SPAK pritet të bëjë urdhrin e ekzekutimit, duke vënë në pranga kryebashkiakun.
Hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës nisën pasi në media u publikua një audio përgjim ku siç thotë SPAK, dëgjohet Edison Memolla në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, duke ndikuar tek një punonjës i OSHEE , për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.
Kujtojmë që SPAK përfundoi hetimet për çështjen në ngarkim të kryetarit të bashkisë Rrogozhinë më 2 nëntor 2023.
Hetimet
I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati të caktuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvilloheshin në Rrogozhinë në datën 6 mars 2022.
Gjithashtu të pandehurit Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor.
Përgjimi:
Ka qenë një përgjim i një bisede telefonike që ka fundosur kryebashkiakun e Rrogozhinës, i cili paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve në këmbim të votave.
Biseda telefonike:
Kryetari: Alo!
Zonja: Alo!
Kryetari: Përshëndetje?
Zonja: Përshëndetje?
Kryetari: Si jeni?
Zonja: Mirë, po ti?
Kryetari: Më fal se nuk më del numri?
Zonja: E di që nuk del numri? nuk e ke numrin tim ti, prandaj nuk të del?
Kryetari: Po më thuaj?!
Zonja: Unë jam goca e ?
Kryetari: Çfarë halli kishe?
Zonja: Të thashë unë ty atë ditë për dritat, se më kanë ardhur për të më prerë dritat
Kryetari: Eee? t?i prenë?! I thashë unë atij çunit?
Zonja: Jo, ai çuni është aty përjashta? Unë s?kam mundësi të paguaj?
Kryetari: Po a është aty ai çuni? Foli të dali njëherë në telefon?
Zonja: O Land, ku iku ai çuni?! Na çoje një çikë telefonin, t?i foli atij xhaxhi kryetari. Prit një sekondë se ka shkuar atje te shtylla (zonja shkon çon telefonin tek elektricisti).
Një djalë: O xhaxhi, na foli pak xhaxhi kryetarit?
Elektricisti: Kujt kryetar?
Djali: Të Rrogozhinës, po kush?.
Elektricisti: Alo.
Kryetari: Alo.
Elektricisti: Urdhëro?
Kryetari: Çfarë bën, qysh je? Edi jam?
Elektricisti: Oo Rimi jam o Rimi?
Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë?
Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!
Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë? Shif t?i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje?
Elektricisti Rimi: E di, e di, po ça të bëjmë ne?
Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka?
Elektricist Rimi: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo?
Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty?
Elektricisti Rimi: Problem e kemi ne se na kanë heqë nga dy javë të punës?
Kryetari: Pse, pse s`keni pre eee?
Elektricisti Rimi: Po?
Kryetari: Hajde se do diskutojmë një çikë me Edin, lëre sot, se do flas çik me Edin unë?.
Elektricisti Rimi: Mirë..
Kryetari: Apo e ke raportuar ti?
Elektricisti Rimi: Për sot e kam lënë vetë unë e nja dy-tre ditë..
Kryetari: E mirë, të flas me Edin unë, të flasi me ato të mëdhenjtë që të mos ju bezdisin?
Elektricisti Rimi: Mirë po iki?
Kryetari: Hajde?
https://www.panorama.com.al/lajm-i-fundit-denohet-me-burg-kryebashkiaku-socialist-edison-memolla/









