Raporti vjetor i SPAK ofron një pasqyrë të gjerë të aktivitetit institucional, duke evidentuar rritjen e volumit të hetimeve, përfshirjen në çështje me profil të lartë dhe konsolidimin gradual të rolit të institucionit në sistemin e drejtësisë. Me të drejtë SPAK vijon të jetë institucioni shqiptar më me mbështetje publike, si dhe me ndikim të madh edhe në përpjekjet drejt një sistemi më llogaridhënës sidomos në aspektin e antikorrupsionit dhe dhënies së drejtësisë. Në këtë kuptim, në tërësinë e tij raport konfirmon këtë vlerësim e pritshmëri.
Megjithatë, bazuar në një vlerësim më strategjik mbi cilësinë e informacionit që paraqet, ne mendojmë se raporti mbetet kryesisht i orientuar drejt të dhënave statistikore dhe përshkrimeve të përgjithshme. Atij i mungon një analizë më e thelluar dhe profesionale mbi impaktin në dhënien e drejtësisë dhe aktivitetin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbi cilësinë e hetimeve, efektivitetin e vendimmarrjes dhe disa sfidave prioritare që lidhen specifikisht me zhvillimet 2025. Duke sugjeruar që Kuvendi të rishikojnë metodologjinë e raporteve vjetore, për t’i bërë ato sa informuese aq edhe me efekt referimi dhe qasje strategjike ndaj sfidave të ardhshme, nxisim edhe idenë që vetë SPAK të aplikojë në të ardhmen një format të tillë më analitik dhe të orientuar drejt rezultateve.
Instituti i Studimeve Politike (ISP), në kuadër të misionit të tij për monitorimin e institucionevetë pavarura dhe promovimin e standardeve të larta të transparencës, llogaridhënies dheintegritetit publik, mbështetur nga NED, ka analizuar Raportin Vjetor 2025 të SPAK dhe paraqet në vijim një vlerësim të përgjithshëm si dhe rekomandime konkrete për shqyrtim parlamentar.
Gjetjet dhe 5 rekomandime kyesore të ISP mund të lexohen në dokumentin bashkëngjitur.







