isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home LAJME

KQZ: Kryetari i Bashkisë Kuçovë nuk shkarkohet, nuk shkeli dekriminalizimin

July 14, 2026
in LAJME, PUSHTETI LOKAL - LAJME, RAPORTIME NE MEDIA, VENDIME TË KQZ, Video - KANDIDATËT PËR KRYETAR BASHKIE 2023

Pretendimi i paraqitur nga subjektet kërkuese konsiston në faktin se z. Kreshnik Hajdari është i dënuar me vendim gjyqësor për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe se ky fakt duhet të sjellë si pasojë humbjen e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Bazuar në legjislacionin penal në fuqi, në ligjin nr. 138/2015, provat e administruara në këtë proces administrativ, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vlerëson se vendimi penal nr. 6, datë 25.01.2024, i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nuk përbën shkak për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të bashkisë për z. Kreshnik Hajdari.

Sipas këtij vendimi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deklaroi fajtor z. Hajdari për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe, në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, e dënoi përfundimisht me 6 muaj burgim. Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e zëvendësuar atë, sipas nenit 63 të Kodit Penal, me detyrimin për kryerjen e 150 orëve punë në interes publik brenda 6 muajve dhe mbajtjen e kontakteve me shërbimin e provës.

Në nenin 63 të Kodit Penal parashikohet se “pas përfundimit të punës (me interes publik), dënimi konsiderohet i pashlyer”.

Nga provat e administruara gjatë shqyrtimit të kësaj çështje rezulton se z. Kreshnik Hajdari e ka përfunduar kryerjen e orëve të punës me interes publik që më 25.04.2024. Duke qenë se ai e ka përfunduar kryerjen e orëve të punës me interes publik, bazuar në nenin 63 të Kodit Penal, atëherë konsiderohet se për z. Kreshnik Hajdari nuk ka një dënim penal, apo se dënimi penal për të nuk ekziston, është i pashlyer.

Ky është një efekt juridik i drejtpërdrejtë i parashikuar nga ligjvënësi. Me fjalë të tjera, ligji vetë ka vendosur që pas plotësimit të kushteve të caktuara, dënimi të mos vazhdojë të prodhojë pasoja juridike ndaj personit.

Ligji nr. 138/2015 është një ligj me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e integritetit të funksioneve publike. Megjithatë, ky ligj nuk vepron i shkëputur nga pjesa tjetër e sistemit juridik. Ai duhet të interpretohet në harmoni me Kodin Penal dhe me efektet juridike që ky kod parashikon. Ligji nr. 138/2015 nuk përmban asnjë dispozitë që të deklarojë se dënimet e konsideruara “të pashlyera” të vazhdojnë të prodhojnë pasoja juridike për qëllimet e këtij ligji. Për rrjedhojë, nuk mund të injorohen efektet juridike që vetë legjislacioni penal u njeh këtyre dënimeve. Një interpretim i kundërt do të sillte krijimin e një kufizimi të ri ligjor që nuk është i miratuar nga ligjvënësi.

Asnjë organ administrativ nuk ka kompetencë të krijojë ndalime të reja përtej atyre që ka përcaktuar ligji. Në këtë mënyrë Komisioneri nuk mund të vendosë pasoja juridike që vetë ligji nuk i ka parashikuar. Përgjegjësia e Komisionerit është vetëm të verifikojë nëse ekzistojnë kushtet ligjore për t’u aplikuar ndalimet e ligjit nr. 138/2015. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit të administruar, rezulton se në rastin konkret nuk ekziston një dënim që vazhdon të prodhojë pasoja juridike sipas standardit të kërkuar nga ligji.

Për këtë arsye, në këtë rast mungon vetë shkaku ligjor që do të mund të justifikonte ndërprerjen e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë.

Në ushtrimin e funksioneve të tij, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin të sigurojë zbatim të njëjtë të ligjit për raste të njëjta. Siguria juridike dhe parimi i trajtimit të barabartë kërkojnë që raste të krahasueshme të marrin zgjidhje të krahasueshme.

Një çështje me natyrë të ngjashme është shqyrtuar më parë në lidhje me Kryetarin e Bashkisë Mallakastër, z. Qerim Ismailaj. Për këtë çështje KSHZ, me vendimin nr. 366, datë 15.04.2023, ka vendosur mospranimin e kërkesës së subjektit zgjedhor Partia Demokratike për moslejimin e z. Qerim Ismailaj për të kandiduar si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për Bashkinë Mallakastër dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për verifikim të mëtejshëm.

Ky vendim është lënë në fuqi nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, me vendimin nr. 60, datë 19.04.2023.

Edhe në atë rast është analizuar marrëdhënia ndërmjet efekteve të rehabilitimit penal (neni 63 i Kodit Penal) dhe zbatimit të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Qëndrimi institucional i mbajtur në atë procedurë ka qenë se pasojat juridike duhet të vlerësohen në përputhje me efektet që legjislacioni penal u njeh vendimeve përkatëse. Për rrjedhojë edhe në atë rast bazuar në nenin 63 të Kodit Penal është vlerësuar se për z. Qerim Ismailaj nuk ka një vendim penal. Në kushtet e mungesës së një vendimi penal, nuk janë kushtet ndaluese për ushtrimin e një funksioni publik sikurse parashikon ligji nr. 138/2015.

Vendimmarrja e një institucioni kushtetues nuk mund të mbështetet mbi perceptime apo presione politike. Ajo duhet të mbështetet vetëm mbi ligjin.

Pas analizimit të ligjit nr. 138/2015, Kodit Penal, të dokumentacionit të administruar në procesin e verifikimit, të praktikës institucionale dhe të standardeve të shtetit të së drejtës, rezulton se nuk ekzistojnë kushte ligjore që justifikojnë përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, z. Kreshnik Riza Hajdari. Në një shtet të së drejtës, asnjë mandat i fituar përmes votës së qytetarëve nuk mund të ndërpritet mbi bazën e perceptimeve, interpretimeve të zgjeruara apo konsideratave politike. Përfundimi i mandatit të një të zgjedhuri vendor mund të ndodhë vetëm nëse ekziston një shkak i qartë dhe i drejtpërdrejtë ligjor, i parashikuar nga Kushtetuta dhe nga legjislacioni në fuqi. Ndaj, vlerësoj se mandati i Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, z. Kreshnik Riza Hajdari duhet të vazhdojë të ushtrohet, pasi mungon baza ligjore që do të mund të çonte në ndërprerjen e tij.

PËR KËTO ARSYE

Bazuar në nenin 19, pika 1, shkronja “m” e 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, pika 12 dhe 13 të kreut V të vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”

V E N D O S :

  1. Konstatimin se z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të Kryetarit.
  2. Vazhdimin e mandatit të z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë.
  3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga shpallja e tij.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

Ilirjan CELIBASHI

Previous Post

Diskursi politik dhe publik mbi dekriminalizimin & integritetin II (prill-qershor 2026)

Next Post

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

Next Post
SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË REKOMANDUARA

ISP nxit KQZ të kryej verifikimet shteruese lidhur me kryetarin e bashkisë Kuçovë

KQZ: Kryetari i Bashkisë Kuçovë nuk shkarkohet, nuk shkeli dekriminalizimin

4 days ago
SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

9 mins ago
Diskursi politik dhe publik mbi dekriminalizimin & integritetin II (prill-qershor 2026)

Diskursi politik dhe publik mbi dekriminalizimin & integritetin II (prill-qershor 2026)

2 weeks ago
Nderimi zyrtar i ish-deputetit të dënuar nga GJKKO, mesazh kundër integritetit dhe dekriminalizimit

Nderimi zyrtar i ish-deputetit të dënuar nga GJKKO, mesazh kundër integritetit dhe dekriminalizimit

2 months ago
Gjykata e Lartë: anëtari i KPA, Ardian Hajdari shpallet i pafajshëm

Gjykata e Lartë: anëtari i KPA, Ardian Hajdari shpallet i pafajshëm

2 months ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike