Standardi: Drejtësia e re ka premtuar profesionalizëm, integritet të lartë, vlera morale, llogaridhënie dhe transparencë publike.
Problematika: Nga monitorimi rezulton se KLGJ dhe KLP ende nuk kanë trajtuar rastet e subjekteve në përgjegjësinë e tyre, të cilat janë iniciuar nga ILD ose denoncuar nga skandale publike.
Zgjidhja: KLGJ dhe KLP duhet të luajnë një rol aktiv për jetësimin në kohë, me cilësi e transparencë, të standardeve të larta të integritetit në sistemin e ri të drejtësisë.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).








