Baza ligjore: Ligji i dekriminalizimit synon të parandalojë ose të ndalojë emërimin dhe ushtrimin e funksioneve të larta publike nga persona që nuk përmbushin standardet e integritetit.
Problematika: Rasti i Bashkisë Kuçovë, ku mandati i kryetarit vijon prej dy vitesh të trajtohet në gjykata dhe në KQZ pa një vendim shterues, cenon konceptin e integritetit dhe besimin publik te zbatimi i dekriminalizimit.
Zgjidhja: KQZ duhet të marrë vendime shteruese dhe efektive në kohë dhe me transparencë, duke mos lejuar cenimin e standardeve të integritetit dhe dekriminalizimit.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).









