isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home LAJME

Rasti i gjyqtares në GJKKO dhe nevoja për standarde të larta dekriminalizimi & transparence & llogaridhënie

April 7, 2026
in LAJME, PROKURORIA E PERGJITHSHME, RASTE HETIMI

Gjatë një viti debati mbi dekriminalizimi është shoqëruar edhe me akuza, debate dhe procese hetimore ndaj edhe vetë zyrtarë të lartë të drejtësisë. Rasti më i njohur është ai i zonjës Irena Gjoka, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Gjoka është një prej gjyqtarëve kryesore edhe në procesin penal ndaj disa figurave të njohura politike e shtetërore, fakt që ka nxitur edhe mvbivendosje të debatit ligjor me fushata denigruese dhe sulme personale, të motivuara kryesisht nga presioni politik për parandalimin e dhënies së drejtësisë prej saj, dhe jo nga interesi publik afatgjatë për standardet e dekriminalizimit dhe integritetit të zyrtarëve të lartë. Shqipëria mbetet një vend ku shumica e denoncimeve bëhen nga subjektet politike, si dhe ku këto të fundit, rreshtohen apriori dhe angazhohen gjerësisht në mbrojtje të liderëve të vet politikë sa herë ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke dëmtuar kështu jo vetëm konceptin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, por edhe pavarësinë dhe besimin publik te drejtësia/e drejta/antikorruposioni.

Bazuar në angazhimin e ISP për monitorimin e dekriminalizimit, në dy raste i jemi drejtuar me shkresë zyrtare KLGJ-së lidhur me rastin, për të marrë informacione nëse gjyqtarja dhe pretendimet lidhur me të janë verifikuar në strukturat përgjegjëse për dekriminalizimin. Përgjigjet kanë qenë konfirmuese për procesin verifikues, por pa pasur informacion shterues mbi ndonjë vendimmarrje, konkluzion apo vlerësim institucional. Nga ana tjetër ISP ka mbajtur shënim raportet e medias, deklarimet publike dhe deklarimet e vetë subjektit Gjoka.

Së fundi, SPAK kërkoi pushimin çështjes për gjyqtaren, e kallëzuar nga subjekti politik “Partia Demokratike” se në formularin e dekriminalizimit ka fshehur një dënim të dhënë ndaj saj nga një gjykatë në Janinë. Sipas raportimeve publike, kemi të bëjmë me një proces gjyqësor në Greqi në vitin 2005, ku është konstatuar në dy episode në kufi, se Irena Gjoka ka përdorur “dokumente të parregullta dhe ka bërë tentativa për hyrje me të dhëna të ndryshme identifikuese”. Dokumentet e publikuara konfirmojnë se gjyqtarja “është deklaruar fajtore për veprën penale të parashikuar nga legjislacioni penal grek “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek”, e dënuar me burgim dhe gjobë (konvertuar në gjobë sipas dispozitivit të vendimit)”.

Prokuroria e Posaçme, sipas njoftimit publik, ka kërkuar pushimin e procedimit penal për gjyqtaren Gjoka me argumentin se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për vijimin e mëtejshëm të ndjekjes penale dhe se nuk provohet që magjistratja të ketë kryer vepër penale. SPAK arsyeton se në dëshmitë e penalitetit të lëshuara nga mediat greke, nuk figurojnë të dhëna për një dënim penal për Gjokën si dhe kjo e fundit në formularin e vetëdeklarimit, ka shkruar se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë. Një tjetër fakt që SPAK rreshton është se përveç se procesi ndaj saj në Greqi është zhvilluar në mungesë dhe ajo nuk ka qenë në dijeni, është dhe se sikur të merrej e mirëqenë ekzistenca e këtij vendimi penal, ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit.

Pavarësisht nga vendimi i gjykatës lidhur me akuzën dhe qëndrimin e SPAK, proces që është ende në vijim, si dhe duke respektuar vendimmarrjet institucionale të organeve që ngarkohen nga ligji, si dhe duke iu bashkuar shënimit të SPAK, se çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ISP-në mbetet shqetësim praktika sesi institucionet i trajtojnë raste të tilla, vonesat e gjata në trajtimin ligjor dhe administrativ të rastit, si dhe mungesa e mekanizmave efektivë në verifikimet e hershme gjatë vetingut dhe proceseve zgjedhore të zyrtarëve.

Në këtë dhe çdo rast tjetër ISP ka shprehur vazhdimisht dhe përsërit detyrimin ligjor dhe nevojën jetike që institucionet të ndërtojnë, aplikojnë dhe respektojnë standarde të njëjta të aplikimit të dekriminalizimit për të gjithë zyrtarët, pavarësisht nga niveli dhe pavarësisht nga pozita e tyre në momentin e hetimit/denoncimeve. Gjithashtu ISP apelon edhe vetë subjektet, përfshirë gjyqtaren, të ndryshojnë qasje, si dhe dhe në mënyrë aktive të kontribuojnë për transparencë, informim dhe llogaridhënie, duke respektuar interesin publik dhe evituar çdo dyshim të konfliktit të interesit, pasi dekriminalizimi dhe integriteti për zyrtarët e emëruar ose të zgjedhur është e ndërlidhur mbi të gjitha edhe me dhënien e drejtësisë, faktet, besimin publik, etikën zyrtare dhe sensin e përgjegjësisë institucionale.

Previous Post

Opinion dhe rekomandime mbi raportin vjetor 2025 të SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË REKOMANDUARA

Rasti i gjyqtares në GJKKO dhe nevoja për standarde të larta dekriminalizimi & transparence & llogaridhënie

Rasti i gjyqtares në GJKKO dhe nevoja për standarde të larta dekriminalizimi & transparence & llogaridhënie

9 mins ago
Opinion dhe rekomandime mbi raportin vjetor 2025 të SPAK

Opinion dhe rekomandime mbi raportin vjetor 2025 të SPAK

18 hours ago
Raport monitorimi: diskursi publik 2026 (I) mbi dekriminalizimin dhe integritetin

Raport monitorimi: diskursi publik 2026 (I) mbi dekriminalizimin dhe integritetin

4 days ago
Gjykata, vendime për “shpërdorim të detyrës” ndaj kreun të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit

Gjykata, vendime për “shpërdorim të detyrës” ndaj kreun të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit

7 days ago
Integriteti dhe zyrtarët e lartë – vetingu në drejtësi: analizë, gjetje dhe rekomandime

Integriteti dhe zyrtarët e lartë – vetingu në drejtësi: analizë, gjetje dhe rekomandime

1 week ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike