isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home DOKUMENTACION

KQZ, raport vjetor mbi dekriminalizimin 2017

Nga verifikimi i dokumentacionit për 2723 kandidatëve rezultoi se 57 prej tyre kishin dënime me burgim me vendim të formës së prerë

June 11, 2020
in DOKUMENTACION, RAPORTE DHE PUBLIKIME, VENDIME TË KQZ

Zgjedhjet për Kuvendin 2017, ishin zgjedhjet e para ku u zbatua dhe ligji “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Ligji përmban dispozita të cilat garantojnë integritetin e figurës së kandidatëve duke ndaluar kandidimin për t’u zgjedhur në funksione publike deputetit, kryetarit të bashkisë ose anëtarit të këshillit bashkiak, të personave të cilat kanë kryer veprime ose mosveprime që përbëjnë vepër penale, sipas disa dispozitave të cituara në mënyrë shteruese në këtë ligj.

Për zgjedhjet për Kuvendin 2017 depozituan listat shumemërore të kandidatëve për deputet, 18 parti politike, në total 2723 kandidatë. Kandidatët depozituan në KQZ, përvec dokumentacionit të kandidimit të parashikuar nga Kodi Zgjedhor dhe formularët e vetëdeklarimit, sipas formatit të miratuar me vendimin e Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015”, brenda afateve të përcaktuara. KQZ brenda afatit të parashikuar nga neni 73 i Kodit Zgjedhor për verifikimin e rregullsisë së dokumentacionit të kandidimit, mbështetur në ligjin nr.138/2015 dhe vendimin e Kuvendit nr.17/2016 kërkoi informacion për të gjithë kandidatët për deputet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore, përkatësisht për historinë e ndryshimit të gjenealiteteve dhe për gjendjen gjyqësore të tyre.

Nga verifikimi i dokumentacionit për 2723 kandidatë (formularit të vetëdeklarimit, dokumentacionit të depozituar nga vetë subjekti, vërtetimit të gjendjes gjyqësore dhe të gjendjes civile), rezultoi se:
– 57 prej tyre kishin dënime me burgim me vendim të formës së prerë.
– 2666 kandidat nuk kishin të deklaruar asnjë të dhenë që përfshihet në kushtet e nenit 2, pika 1 dhe 2 të ligjit 138/2017, për ndalimin e kandidimit.

Nga 57 kandidatë që rezultuan me dënime 24 ishin kandidate femra dhe 33 kandidat ishin meshkuj

Kandidatët të cilët rezultuan me dënime me burgim me vendim të formës së prerë u zëvendësuan nga partia politike qe i kishte përfshirë në listat shumemërore brenda afatit të parashikuar nga neni 73 i Kodit Zgjedhor për korrigjimin e dokumentacionit të kandidimit. Gjatë vitit 2017, Prokuroria e Përgjithshme në shkurt të vitit 2017, i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit për dy deputet të Kuvendit të Shqipërisë.

Pas verifikimit të formularit në përputhje me nenin 15, pika 1 të ligjit 138/2015 dhe Kreu VI, pika 6 Kreu V, pika 3, germa b e Vendimit të Kuvendit 17/2016, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’ia kaloj rastin për kontroll të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme. Me datë 26.12.2017 Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Mardhënieve Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Verifikimit të Integritetit, dërgoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vendimet e rezultatit të Verifikimit në zbatim të ligjit 138/2015 për dy Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme të dy deputet nuk kishin deklaruar në Formularin e vetëdeklarimit ndalime, hetime dhe përdorim të identitetit të remë në shtetin Italian. Subjektet nuk e kishin deklaruar këtë informacion, dhe pse kishin patur detyrimin ligjor për ta pasyruar në formularin e vetëdeklarimit dhe konkretisht në pikën 3 të formularit “A keni qënë ndonjëherë në hetim po gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale?” dhe pikën 4 të formularit, “A keni qënë ndonjëherë i ndaluar apo i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale?”, i janë përgjigjur me “Jo” të dyja pyetjeve më sipër.

Në KREUN III, pika 3, ç), të vendimit të Kuvendit 17/2016, thuhet se formulari (që plotësohet dhe firmoset nga subjektet vetëdeklarues) përmban një rubrikë që detyrimisht pasqyrohet se “…pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota, dhe të pasakta në të, passjell përjashtimin e menjëhershë dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik”. Fakti që në formularin e vetëdeklarimit, nuk është pasqyruar asnjë e dhënë e përcjellë në lidhje me ndalimet dhe hetimet përkatëse në shtetin Italian, si dhe indetitetim e rremë të përdorur nga vetë ata, me të cilin është dyshuar se kanë konsumuar vepër penale, bën që subjekti të përfshihet në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik Kjo pasjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga funksioni publik që mban.

KQZ, pasi shqyrtoi dokumentacionin në kuadër të zbatimit të Vendimit nr. 17/2016, të Kuvendit të Shqipërisë, informacion i ardhur nga institucioni i Prokurorisë krijoi bindjen se funksionarët kanë shkelur dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me zbatimin e drejtë, transparencën dhe frymën me të cilën funksionon ligji nr. 138/2015 “Për verifikimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen dhe ushtrojnë funksione publike”, dhe rregullimet e detajuara të parashikuara në vendimin nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë. Referuar gërmës c, pikës 3, Kreut III të vendimit të Kuvendit nr.17/2016, ishin në kushtet për ndalimin e ushtrimit të funksionit.

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me vendimet nr.3, datë 05.01.2018 dhe nr.4, datë 05.01.2018, vendosi për të dy rastet të shpall pavlefshmërinë e mandatit dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit.

Gjatë vitit 2017 KQZ në zbatim të nenit 11 të Ligjit ne.138/2015, ka verfikuar formularët e vetëdeklarimit dhe për 79 kandidat të listave shumemërore për këshillat bashkiak. Gjatë vitit 2017 në 79 ratse këshillat bashkiak kanë njëoftuar KQZ për plotësimin e vakancave. KQZ mbështetur në ligjin nr.138/2015 dhe vendimin e Kuvendit nr.17/2016 kërkoi informacion për të gjithë kandidatët për Këshillat Bashkiak nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore, përkatësisht për historinë e ndryshimit të gjenealiteteve dhe për
gjendjen gjyqësore të tyre.

Nga verifikimi i dokumentacionit për 79 kandidatë (formularit të vetëdeklarimit, dokumentacionit të depozituar nga vetë subjekti, vërtetimit të gjendjes gjyqësore dhe të gjendjes civile), rezultoi se: Nga verifikimi i dokumentacionit për 79 kandidatë (formularit të vetëdeklarimit, dokumentacionit të depozituar nga vetë subjekti, vërtetimit të gjendjes gjyqësore dhe të gjendjes civile), rezultoi se:
 77 kandidatë u dha autorizimi për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit
 2 kandidat u konstatuan në kushtet e mosgjidhshmërisë.

Raporti i plotë i KQZ mund të lexohet & shkarkohet këtu:

KQZ RAPORT MBI DEKRIMINALIZIMIN 2017

Previous Post

Prokuroria e Përgjithshme: raporti vjetor 2017 për dekriminalizimin

Next Post

Kuvendi – Vendimi për shkarkimin e Guvernatorit Fullani

Next Post
Kuvendi – Vendimi për shkarkimin e Guvernatorit Fullani

Kuvendi - Vendimi për shkarkimin e Guvernatorit Fullani

TË REKOMANDUARA

Ish-kandidati për deputet falsifikonte në Shqipëri logot e markave ndërkombëtare

Ish-kandidati për deputet falsifikonte në Shqipëri logot e markave ndërkombëtare

2 hours ago
Raport monitorimi: gjetje kryesore, “dekriminalizimi” shkurt – maj 2025

Raport monitorimi: gjetje kryesore, “dekriminalizimi” shkurt – maj 2025

7 days ago
Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

3 weeks ago
Forum me gjimnazistë në Kukës, – dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

Forum me gjimnazistë në Kukës, – dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

7 days ago
SPAK: Sekuestro investimit të dyshuar për abuzim të ish deputetit Gaçi dhe ish ministres Xhaçka

Gjykata e Apelit rrezon GJKKO, nuk do ketë hetim për ish ministren Xhaçka

3 weeks ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike