VENDIM Nr. 64/2014
PËR SHKARKIMIN E ANËTARIT TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS DHE GUVERNATORIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË, ZOTIT ARDIAN FULLANI
Në zbatim të nenit 78 të Kushtetutës, të nenit 47, pika 2, shkronja “c”, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
I. Zoti Ardian Fullani shkarkohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYETARI
Ilir Meta