Gjatë vitit 2020 Shqipëria nuk kishte procese zgjedhore, por kishte vijueshmëri në procesin e vettingut dhe në formësimin e disa institucioneve të tjera të rëndësishme në fushën e drejtësisë. Prokuroria e ka vijuar procesin e verifikimeve në kuadër të dekriminalizimit, por me ritme më të ulta sesa në vitet e mëparshme. Sipas raportit vjetor 2020, rezulton se gjatë vitit 2020 janë regjistruar 109 procese verifikimi, ndërkohë që në tërësi gjatë vitit kanë përfunduar verifikimet për 163 raste, kurse 41 vijojnë të jenë ende në proces.
Nuk ka te dhena te detajuara nga raporti i Prokurorise mbi gjetjet specifike sipas nivelit te zyrtareve ne verifikim apo rasteve konkrete te gjetura ne kundershtim me legjislacionin e dekriminalizimit, – nje tregues ky kritik per cilesine e raportit vjetor te Prokurorise per vitin 2020.