isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home LAJME

GJKO dënon për korrupsion zgjedhor kryetarin e bashkisë Rrogozhinë

January 25, 2025
in LAJME, PARTIA SOCIALISTE, PUSHTETI LOKAL - LAJME, RASTE HETIMI, Uncategorized

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të premten më 24 janar vendimin ndaj kryetarit socialist të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, si dhe për tre personat e tjerë të pandehur në këtë proces, të cilët u deklaruan të gjithë fajtorë.  Gjykata ka vendosur ta dënojmë Memollën me 1 vit burg, të njëjtën masë që kërkoi edhe SPAK. Akuza për të cilën u deklarua fajtor Memolla parashikon dënimin nga 1 deri në 5 vjet burg, megjithatë, si Prokuroria e Posaçme ashtu dhe gjykata respektive çmuan ta penalizojnë me minimumin e dënimit.

Në nëntor të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla dhe tre persona të tjerë të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe falsifikim dokumentesh. Sipas SPAK, Memolla ka ndikuar tek elektricisti Blerim Xhamani, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022. Po ashtu, Memolla ka komunikuar me Xhamanin për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

Xhamani u mor i pandehur për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe veprën penale “falsifikim i dokumenteve”. Sipas SPAK, ai së bashku me të pandehurin Isuf Tosku, falsifikuan të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë abonentit debitor. Ndërsa i pandehuri Ndriçim Tafxhafa, u akuzua se i premtoi një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati në ato zgjedhje të pjesshme lokale.

Edhe ndaj Xhamanit dhe Tafxhafës u vendos dënimi me nga 1 vit burg. Isuf Tosku u dënua me 8 muaj burgim, por u pezullua ekzekutimi dhe ai u vendos në shërbim prove nga gjykata për 1 vit e 4 muaj.

Dënimet minimale për krimet zgjedhore kanë shqetësuar përfaqësuesit e shoqërisë civile që monitorojnë zgjedhjet. Pas pretencës së prokurorisë për 1 vit burg, Organizata Qëndresa Qytetare i cilësoi krimet zgjedhore si “prova e zjarrit për SPAK për 2025”, duke evidentuar se përdorimi i burimeve publike për mbështetje politike gjatë fushatave elektorale ndalohet me ligj, por se zbatimi i këtij ligji mbetet sfidë.

SPAK mbrojti përmes një përgjigje me shkrim dënimin e kërkuar në rastin e Memollës, duke u shprehur se “në rastin konkret është në analizë dhe në përputhje të plotë me rrethanat e faktit penal…”.

 

Kryebashkiaku i Rrogozhinës dënohet me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje

Previous Post

Procesi i dekriminalizimit: Konteksti Historik dhe Ligjor – Raport studimor 2024

Next Post

Dekriminalizimi i zyrtarëve publikë 2024: Perceptimi publik, gjetje e rekomandime

Next Post
Dekriminalizimi i zyrtarëve publikë 2024: Perceptimi publik, gjetje e rekomandime

Dekriminalizimi i zyrtarëve publikë 2024: Perceptimi publik, gjetje e rekomandime

TË REKOMANDUARA

Gjykata: Dosja hetimore e Gërdecit të bëhet publike, nuk është sekret hetimor

SPAK & GJKKO: Akuzë për korrupsioni pasiv për zv/kryetaren e bashkisë Tropojë

6 hours ago
Prokuroria procedon tre zyrtarë të akuzuar për krime zgjedhore

Prokuroria procedon tre zyrtarë të akuzuar për krime zgjedhore

4 days ago
SPAK, akuza zyrtare për korrupsion për zv/kryeministren Balluku

Zv/kryeministrja Balluku: GJKKO dhe SPAK, masë sigurie, akuze për abuzime / korrupsion

6 days ago
SPAK, akuzë ndaj kryebashkiakes Bufi për krime zgjedhore

SPAK, akuzë ndaj kryebashkiakes Bufi për krime zgjedhore

2 weeks ago
GJKKO urdhëron hetime për dy vepra penale mbi deputetin Ndoja

GJKKO urdhëron hetime për dy vepra penale mbi deputetin Ndoja

2 weeks ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike