isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home LAJME

Procesi i dekriminalizimit: Konteksti Historik dhe Ligjor – Raport studimor 2024

February 7, 2025
in LAJME, RAPORTE DHE PUBLIKIME

Procesi i dekriminalizimit nisi si një proces “ekstra ligjor” dhe “ekstra kushtetues” për të zgjidhur një problematikë serioze në sistemin tonë politik dhe përfaqësues. I menduar të ishte i përkohshëm, pas 8 vitesh ai vijon të jetë temë dite dhe vazhdimisht ka raportime ose denoncime ndaj zyrtarëve të ndryshëm. Vetëm gjatë vitit 2024 janë denoncuar tre kryetare bashkie (Himarë, Has, Malësi e Madhe), i pari e humbi mandatin pas dënimit nga gjykata, i dyti është në proces verifikimi dhe i treti u rrëzua ankimimi nga KQZ, pasi subjekti kishte gabuar vetëm në mosdeklarimin e një dënimi politik gjatë fundit të periudhës komuniste, masë që nuk përbën objekt të dekriminalizimit. Paketa e dekriminalizimit u imponua nga nevoja për të larguar nga politika dhe proceset zgjedhore individë me rekorde kriminale ose penale në të kaluarën (periudha 1990 deri në miratimin e ligjit dhe në vijim), pra si një pasojë e mungesës së një sistemi efektiv parandalimi në partitë e tyre politike dhe nga subjektet elektorale apo vota e qytetarëve. Procesi statistikisht rezultoi i efektshëm, por ndryshe nga sa pretendohej kufizimet nuk passollën zgjerim të demokracisë funksionale të brendshme të partive politike dhe as ndërgjegjësim të qytetarëve votues për të refuzuar kandidatë me rekorde negative.

Vlerësimet mbi efektet e dekriminalizimit janë në tërësi pozitive. Ligji i dekriminalizimit përbën një nga mjetet ligjore më efektive për të mënjanuar nga politika dhe postet drejtuese shtetërore individët me rekorde kriminale në të kaluarën. Partitë politike e kanë shfrytëzuar ligjin për dekriminalizimin për të akuzuar njëra tjetrën për individët me rekorde kriminale, por partitë kanë bërë pak ose aspak për të larguar nga radhët e tyre individët që kanë të dhëna të tilla. Kritikat mbi nivelin e jetës parlamentare apo përbërjen e qeverisë nuk shoqërohen më me akuza se deputetë të caktuar apo ministra janë ish zyrtarë të përfshirë në akte kriminale apo veprimtari të renda penale në shtete të ndryshme. Pothuajse elita e lartë drejtuese e ka kaluar testin e dekriminalizimit. Në një vlerësim nga WFD (2023) theksohet se dekriminalizimi është një proces i suksesshëm, i cili solli largimin e rreth 600 funksionarëve të lartë publikë, përfshirë deputetë, kryetarë bashkie, këshilltarë bashkiakë, drejtues të rëndësishëm institucionesh, të cilët rezultonin me rekorde kriminale në biografitë e tyre».

Fillimi i zbatimit të ligjit në pranverën e vitit 2016 shënoi një proces masiv të deklaratave dhe verifikimeve. Pavarësisht vështirësive fillestare, në përgjithësi, sistemi i hartuar nga ligji duket se ka funksionuar. Proceset e deklarimit tani janë periodike dhe procesi i hetimeve ndaj tyre vijon të jetë proces periodik. Disa dispozita, si e drejta e partive për të verifikuar kandidatët e tyre përpara dorëzimit zyrtar të listës së kandidatëve në zgjedhje, nuk ka funksionuar. Partitë refuzojnë për shkak se nuk duan të paguajnë kosto publike në fushatë nëse kandidatët e tyre rezultojnë paraprakisht problematikë. Nga ana tjetër partitë i caktojnë kandidatët në afatet e fundit kohore të Kodit Zgjedhor, pra në pamundësi kohore për dërgim për verifikim.

Nga ana tjetër, në tërësi jetësimi i dekriminalizimit dhe zbatimi i tij 100% i plotë, në frymën e integritetit për të cilën u bënë edhe ndryshimet kushtetuese, pengohet edhe nga mungesa e disa akteve nënligjore nga institucionet përgjegjëse. Për shembull, Kuvendi duhet të hartojë listën e shteteve të huaja që duhet të jetë bazë referuese për dekriminalizimin. Përjashtimi i vendeve të Amerikës Latine të njohura për nivelin e lartë të kriminalitetit u pa si një problematikë e ligjit. Megjithatë, ajo mbeti e paadresuar me arsyetimin se përcaktimi vetëm i vendeve të BE-së, SHBA, Kanada dhe Australi ka të bëjë me nivelin e standardeve që ofrojnë ato sa i përket shtetit të së drejtës, procesit të rregullt ligjor dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ndërsa, arsyetimi tjetër lidhej me parashikimin e nenit 2, pika 6, të Ligjit nr. 138/2015, i cili përcakton se brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi do të miratonte listën e shteteve të tjera, masat e të cilave do të sillnin zbatimin e ndalimeve të këtij ligji. Potencialisht, akoma sot mund të kemi funksionarë të lartë publikë që ushtrojnë detyrën apo që mund të zgjidhen a emërohen për të ushtruar një detyrë publike, të cilët kanë kryer vepra penale në shtetet që nuk parashikohen nga ligji nr. 138/2015. Kështu persona me rekorde kriminale në Britaninë e Madhe sot nuk janë të përfshira në kriminale në Britaninë e Madhe sjell natyrshëm mundësinë që ata të investojnë paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme të taksapaguesve britanikë. Këta individë mund të jenë në Shqipëri personat të respektuar për shkak të statusit pasuror, të hapin kompani, të marrin tendera publike, të bëjnë kontrata me politikën apo të bëhen vetë pjesë e saj. Ndaj, zgjidhja e kësaj çështje është një nga imediatet që do të rekomandohet më pas.

Tetë vite pas nisjes së procesit të dekriminalizimit debati mbetet i hapur nëse ligjet e posaçme, si ai i dekriminalizimit, ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe pasjellin rritje të cilësisë në përfaqësim dhe të integritetit të proceseve zgjedhore dhe të institucioneve demokratike. Në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, KQZ duket se vuan edhe nga mungesa e mekanizmave të duhur, burimeve njerëzore dhe një metodike efikase verifikimi të thelluar, të shpejtë dhe të besueshëm. Afati i shkurtër në dispozicion për të kryer verifikimet e nevojshme, sidomos në rastet kur kërkohet informacionet nga juridiksionet e huaja, dhe koha e gjatë që duhet për të pasur një përgjigje nga shtetet e huaja, është një shqetësim i ngritur publikisht edhe nga Prokurori i Përgjithshëm në raportimin vjetor përpara Kuvendit. Nëse verifikimet për një deputet zgjaten me 6 muaj deri në 2 vjet, atëherë qëllimi i arritur është gjysmak, pasi ai e ka shfrytëzuar detyrën e tij për një kohë të paarsyeshme, megjithëse nuk meritonte asnjë ditë që të ishte funksionar publik. listë.

Dekriminalizimi ka pasur për qëllim që të prekë jo vetëm jetën institucionale të vendit, por edhe jetën e brendshme të partive politike. Në këtë kuptim, mbajtja e funksioneve drejtuese qëndrore apo lokale në partitë politike, të funksionarëve të larguar për shkak të proçesit të dekriminalizimit, dëmton esencialisht pastrimin e politikës nga individë me rekorde kriminale. Për këtë arsye, është me vend që në ligjin për dekriminalizimin apo në ligjin për partitë politike të bëhen ndryshimet enevojshme që detyrojnë partitë politike të përshtasin aktet e brendshme rregullatore me standardet e dekriminalizimit, duke përjashtuar nga funksionet drejtuese individë me rekorde kriminale. Sanksionimi i këtij standardi është veçanërisht i rëndësishëm për kryetarët e partive, të cilët për shkak të sistemit të centralizuar të vendimmarrjes që ekziston në subjektet tona politike, kanë një rol domethënës në caktimin e kandidatëve për deputetë, kryetarë bashkie, këshilltarë bashkie etj., por edhe emërimin e drejtuesve të lartë partiakë.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke realizuar projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur” mbështetur nga NED (National Endowment for Democracy). Pikëpamjet e shprehura në raport janë përgjegjësi e ISP-së.

Raporti i plote mund te lexohet ketu:

ISP – Raport mbi dekriminalizimin – 2024

 

Previous Post

Për integritetin në Policinë e Shtetit

Next Post

GJKO dënon për korrupsion zgjedhor kryetarin e bashkisë Rrogozhinë

Next Post
GJKO dënon për korrupsion zgjedhor kryetarin e bashkisë Rrogozhinë

GJKO dënon për korrupsion zgjedhor kryetarin e bashkisë Rrogozhinë

TË REKOMANDUARA

SPAK e merr në hetim, deputeti Jurgis Çyrbja jep dorëheqje nga mandati

SPAK dërgon në gjykatë ish deputetin Jurgis Çyrbja: 5 akuza të rënda

7 hours ago
SPAK, akuzë tjetër ndaj ish kryetarit të bashkisë Himarë, Jorgo Goro

SPAK dërgon në GJKKO ish kryetarin e bashkisë Goro akuzuar për shpërdorim detyre

7 hours ago
ISP, reagim për rastin Kajmaku: KQZ, Bashkia dhe institucionet duhet të reagojnë

ISP, reagim për rastin Kajmaku: KQZ, Bashkia dhe institucionet duhet të reagojnë

2 weeks ago
SPAK, kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik pezullim nga detyra dhe hetim per korrupsion

SPAK, kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik pezullim nga detyra dhe hetim per korrupsion

2 weeks ago
Ish-kandidati për deputet falsifikonte në Shqipëri logot e markave ndërkombëtare

Ish-kandidati për deputet falsifikonte në Shqipëri logot e markave ndërkombëtare

1 month ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike