Fjala e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku
Jam sot përpara jush, për t’ju informuar për përfundimin e suksesshëm të një tjetër hetimi proaktiv, i cili u zhvillua për një periudhë rreth 1-vjeçare, në kuadër të të cilit, me mbështetjen dhe në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u dokumentua dhe u zbardh aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar, i cili ishte i përfshirë në mënyrë aktive në trafikimin e personave të rritur dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, ose siç zakonisht e quajmë, kontrabandimin e njerëzve.
Gjatë vitit 2023, nga struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit, u konstatua rritja e numrit të shtetasve të pajisur me leje qendrimi dhe leje pune, të kapur në tentativë për t’u larguar drejt vendeve të tjera, qoftë në veri të vendit, por edhe në kufirin jugor me Greqinë.
Hetimi filloi bazuar në informacionin e grumbulluar nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë Hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për shtetas dhe subjekte, të cilët siguronin kushte për shtetas të vendeve të ndryshme, për ofrimin e kushteve për të mbërritur në vendin tonë, me qëllim që të vijojnë rrugëtimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Hetimi i këtij rasti zbuloi aktivitetin e të paktën 5 subjekteve tregtare që ushtrojnë aktivitet në fusha të ndryshme biznesi, të cilët siguronin kontrata pune fiktive për shtetas, kryesisht nga Bangladeshi, vijonin me ndjekjen e aplikimeve për vizë, deri në pritjen e tyre në aeroportin e Rinasit, e gjitha kjo kundrejt pagesës 5000 euro. Nga hetimet u identifikuan 26 shtetas të përfshirë, me role të ndryshme në këtë aktivitet, ku fatkeqësisht janë përfshirë edhe punonjës policie, të cilët janë ata që duhet ta parandalojnë dhe ta godasin këtë aktivitet kriminal, ashtu si edhe aktivitete të tjera kriminale.
Personat e përfshirë, për të përfituar para, shfrytëzonin nevojën e shtetasve të vendeve të tjera, që ishin në kërkim të një jete më të mirë, ndërsa bizneset në pronësi të disa prej personave në hetim, janë vënë në dispozicion të aktivitetit kriminal.
Në përfundim të hetimeve, deri në këtë fazë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal, ndërsa Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ekzekutimin e masave të sigurimit personal si më poshtë:
-Është ekzekutuar masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, për personat në hetim:
E. S., i vitlindjes 1986, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, organizator i aktivitetit kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike;
L. T., i vitlindjes 1969, lindur dhe banues në Tiranë, organizator i aktivitetit kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
E. I., i vitlindjes 1988, lindur në Cakran, Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
A. Sh., i vitlindjes 1998, lindur në Patos, Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;
Xh. Ç., e vitlindjes 1967, lindur në Durrës dhe banuese në Fushë Krujë, biznesmene, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”.
A. M., i vitlindjes 1968, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
A. S., i vitlindjes 1971, lindur në Itali dhe banues në Vlorë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
A. S., i vitlindjes 1973, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;
L. S., i vitlindjes 1978, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
Sh. M.(B.), i vitlindjes 1987, lindur në Kukës dhe banues në Has, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
B. M., i vitlindjes 1995, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
A. H., i vitlindjes 1972, lindur dhe banues në Tiranë, punonjës policie, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
E. B., i vitlindjes 1975, lindur në Shijak dhe banues në Tiranë, punonjës policie, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
L. L., i vitlindjes 1969, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
T. P., i vitlindjes 1962, lindur në Shkodër dhe banues në Durrës, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumentave” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
Xh. K., i vitlindjes 1995, lindur dhe banues në Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
E. B., i vitlindjes 1980, lindur dhe banues në Kavajë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;
I. A., i vitlindjes 1983, lindur dhe banues në Kavajë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;
E. E., i vitlindjes 1980, lindur në Kamerun dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”.
-Është ekzekutuar masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, për personat në hetim:
A. D., i vitlindjes 1966, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”;
A. H., i vitlindjes 1996, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
A. H., e vitlindjes 1996, e lindur në Çorovodë dhe banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;
-Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik” për personat në hetim:
E. H., i vitlindjes 1989, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
O. P., i vitlindjes 1998, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Në vijim janë shpallur në kërkim personat në hetim:
F. M., i vitlindjes 1971, lindur Kukës dhe banues në Tiranë dhe A. M., i vitlindjes 1972, lindur në Bangladesh, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”.
Në funksion të operacionit për ekzekutimin e masave të sigurimit personal, gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë së Shtetit, janë gjetur dhe sekuestruar:
13 automjete të markave të ndryshme
50 telefona
3 pistoleta
1 çifte
50 fishekë
4 laptopë
5 kompjuterë
520 000 lekë
400 000 euro
700 000 dollarë amerikanë
4000 paund
Doza kokaine dhe cannabisi
Dhjetra dokumente të ndryshme.
Hetimi u krye nga Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në konfidencialitet të plotë, me aplikimin e metodave speciale të hetimit, në rrethet Vlorë, Kukës, Fier, Durrës dhe Tiranë, ku u vunë në hetim, përveç individëve dhe biznesmenëve të ndryshëm, edhe punonjës policie të niveleve të ndryshme. Hetimi i zhvilluar dhe operacioni i sotëm, i shërbeu edhe nismës së Policisë së Shtetit për vetëpastrimin e radhëve të saj nga elemente të përfshira në aktivitete kriminale.
Në hetimin njëvjeçar të këtij procedimi dhe operacionin e ditës së sotme u angazhuan 380 forca policie dhe 60 automjete të strukturave për hetimin e grupeve kriminale, atyre të sigurisë publike dhe të forcës së posaçme operacionale, të Policisë së Shtetit.
Përtej çdo dyshimi, që u ngrit padrejtësisht gjatë ditëve të fundit, procedimi penal i sipërpërmendur dhe operacioni i sotëm, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është dëshmi e qartë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe kësaj Prokurorie, i bazuar në marrëdhëniet e besimit reciprok, profesionalizmin dhe përkushtimin e përbashkët për hetimin e çdo vepre penale dhe dërgimin para drejtësisë të çdo autori të dyshuar, pavarësisht statusit apo funksionit që mban.
http://www.panorama.com.al/zbardhet-skema-si-bizneset-ne-shqiperi-i-siguronin-kontrata-fiktive-bangladeshasve-per-ti-sjelle-ne-shqiperi-dhe-me-pas-per-ti-trafikuar-ne-be-te-perfshire-edhe-police/