Integriteti i personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike Gjatë vitit 2020, Departamenti i Administratës Publike në cilësinë e organit përgjegjës për marrjen në dorëzim, administrimin dhe përpunimin e formularëve të vetëdeklarimit për nëpunësit në shërbimin civil dhe shërbimin diplomatik, si dhe drejtuesit e çdo niveli në administratën publike të nivelit qendror dhe vendor që nuk përfshihen në shërbimin civil, ka administruar 2400 formularë vetëdeklarimi të plotësuar nga subjektet vetëdeklaruese, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar.
Në zbatim të legjislacionit, gjatë vitit 2020 është realizuar procesi i verifikimit paraprak të të dhënave të deklaruara në formularë nga subjektet vetëdeklaruese me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, si edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Më pas është vijuar me kërkesën për verifikimin e plotë të të dhënave të deklaruara nga këto subjekte, nga Prokuroria e Përgjithshme.
Në përfundim të procesit të verifikimit, nga të emëruarit gjatë vitit 2020 rezultojnë 20 subjekte vetëdeklaruese të konstatuar në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik (ose 0.83 % e numrit total të subjekteve vetëdeklaruese për këtë vit). Nga 20 subjekte vetëdeklaruese, që rezultojnë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik:
- Prej tyre, 5 persona janë konstatuar nga organi përgjegjës DAP, në zbatim të procedurave të parashikuara në kreun V, të vendimit nr.17/2016, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë;
- Prej tyre, 6 persona janë konstatuar nga Sektori i Dekriminalizimit, në Drejtorinë e Koordinimit Institucional, në Prokurorinë e Përgjithshme, në vijim të përcjelljes pranë DAP-it të vendimit “Për miratimin e rezultateve të verifikimit”, në zbatim të ligjit nr. 138/2015, i ndryshuar dhe;
- Prej tyre 9 persona janë konstatuar në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit aktual, nga Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në pikën 3, gërma “ç”, Kreu III, të vendimit nr. 17/2016, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në vijim të kërkesës për verifikim të plotë përcjellë nga Departamenti i Administratës Publike
DAP nuk ka bere publike cilat jane institucionet dhe zyrtaret qe jane perjashtuar per shkak te dekriminalizimit dhe sesi keta zyrtare kane arritur te hyjne ne sistemin e nepunesit civil, – nje praktike dhe informacion qe do ta bente raportin me transparent dhe sistemin e raportimit ne Kuvend me llogaridhenes.