-Fijet e krimit në politikë – A dështoi dekriminalizimi?!
Analisti i aktualitetit politik shqiptar, Ermal Hasimja, thekson se shqiptarët e meritojnë qeverinë që menaxhon jetët e tyre, pasi ua kanë shitur votën kriminelëve. Sipas Hasimes, “kur votuesit të mos votojnë për atë parti që fut krimin në radhët e veta, atëherë mund të ndryshojë situata politike në vend. Në të kundërt, populli shqiptar duhet ndërruar me një komb tjetër”. Ai shpjegon se të fortët dhe kriminelët hyjnë në politikë “për të mbrojtur veten sepse statusi i politikanit ofron imunitet formal dhe joformal. Hyjnë edhe për të përfituar edhe më tepër, si dhe për të përfituar status social për veten”.
Si dhe pse hyjnë njerëzit me rekorde kriminale në politikë?
Hyjnë për të mbrojtur veten sepse statusi i politikanit ofron imunitet formal dhe joformal. Hyjnë edhe për të përfituar edhe më tepër, si dhe për të përfituar status social për veten.
Pse dështoi ligji i dekriminalizimit, siç ishte në rastin e zgjedhjeve vendore të 2019-ës, ku shumica e kryebashkiakëve dolën me të shkuar kriminale?
Ligjet kërkojnë vullnet politik për t’u zbatuar. Mbi të gjitha, kërkohet presioni i elektoratit kur nuk zbatohet. Te ne kjo nuk ekziston.
Si mund të ndalen apo të priten fijet e krimit me politikën?
Kur votuesit të mos votojnë për atë parti që fut krimin në radhët e veta. Aktualisht, populli ka politikanët që meriton, sepse i voton ose ua shet votën. Këtë e dinë edhe partitë, prandaj nuk e kanë problem. Në Shqipëri respektohet i forti, jo i ndershmi.
Çfarë duhet bërë që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë kandidatë me rekorde të tilla kriminale?
Duhet ndërruar populli./FJALA.al