Më 11 Maj 2025 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, të cilat normalisht duhet të lidhin qytetarët me vendimmarrjen, ndërsa standardet e tyre janë kusht thelbësor për një demokraci funksionale, shtetin e së drejtës dhe progresin drejt BE-së. Por zgjedhjet duhet të shoqërohen edhe me zgjidhje. Reformimi i legjislacionit mbi zgjedhjet dhe partitë politike, dekriminalizimi dhe informimi real duhet të jetë pjesë e saj.
Në zgjedhjet e 11 Majit 2025 si ishte komunikimi politik mbi integritetin dhe figurat me rekorde të dyshimta?
Si u trajtuan rastet e kandidatëve me akuza penale, dënime të mëparshme apo konflikt interesi në diskursin publik dhe mediatik?
Si u adresuan çështjet e dekriminalizimit dhe pasurisë së zyrtarëve të lartë në fushatat elektorale?
Cilat parti u përpoqën të distancoheshin nga figura problematike dhe cilat i promovuan hapur?
A ishin mesazhet për integritet, pastërti të figurës dhe llogaridhënie pjesë reale e fushatave, apo vetëm retorikë boshe?
Në ç’mënyrë ndikoi perceptimi i publikut ndaj kandidatëve me histori të errëta në rezultatin zgjedhor?
Roli i platformave të verifikimit publik si databaza e dekriminalizimit (dekriminalizimi.isp.com.al) në orientimin e opinionit publik.- cituar disa herë nga media lokale dhe ndërkombëtare.
ISP ka monitoruar diskursin publik dhe politik gjatë muajve të fundit (procesit zgjedhor dhe pas tij) dhe stafi monitorues ka hartuar një raport me të dhëna:
Ky raport është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).
Raporti mund të lexohet këtu:








