Standardi? Formulari i dekriminalizimit është standardi për zgjedhjen ose emërimin e çdo zyrtari të lartë dhe punonjësi në administratën publike e shtetërore. Ai lidhet me nivelin e integritetit në deklarim dhe siguron evitimin e individëve me rekorde negative.
Problematika? Nga denoncimet periodike në media ose në debatin publik rezultojnë se ka ende zyrtarë të lartë që nuk kanë kryer deklarime të rregullta të rekordeve të dekriminalizimit, kanë fshehur ose evituar të dhëna sensitive mbi të kaluarën e tyre.
Zgjidhja? Institucionet e ngarkuar me përgjegjësi nga ligji 138/2015 duhet të kryejnë verifikime paraprake, të publikojnë formularët dhe të reagojnë në kohë dhe me standarde të njëjta për çdo rast të dyshuar, të denoncuar publikisht ose të raportuar në media.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).