Standardi? Shteti i së drejtës bazohet në institucione të besueshme, funksionale, transparente dhe etike në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive të tyre. Organet e sigurisë kanë vend thelbësor në këtë drejtim.
Problematika? Raporte periodike dhe hetime pro aktive të SPAK kanë nxjerr në pah raste të shumta kur zyrtarë të lartë të policisë dhe organeve të tjera të sigurisë janë përfshirë në krim të organizuar, korrupsion dhe abuzim me detyrën.
Zgjidhja? Organet ligjzbatuese meritojnë reformimin e sistemit të emërimit/promovimit të zyrtarëve brenda tyre, duke krijuar mekanizma parandalues dhe veting për ata me rekorde negative, si dhe duke synuar standarde integriteti si parakusht për besim e mbështetje publike.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).








