Standardi? Hetimi i krimeve të ndryshme penale që lidhen me abuzimet në ushtrimin e funksioneve të larta drejtuese ndikon në forcimin e shtetit të së drejtës dhe të besimit tek integriteti dhe fundi i pandëshkueshmërisë.
Problematika? SPAK ka ndërmarrë hetime të shumta ndaj zyrtarëve të lartë, deputetë dhe ministra, kryetarë bashkie dhe funksionarë publikë. Ata hetohen, disa kalojnë në procese gjyqësore, por procesi nuk shoqërohet me reflektim e përgjegjësi nga organi emërtues.
Zgjidhja? Emërimi, promovimi dhe zgjedhja e zyrtarëve që rezultojnë të lidhur me krimin, të korruptuar apo abuzues me detyrën është përgjegjësi edhe e organit emërtues / zgjedhës. Rastet e konfirmuara nga SPAK/GJKKO duhet të çojnë në reformim të sistemit të meritës dhe karrierës.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).