17 muaj pas zgjedhjeve një tjeter kandidat për deputet (drejtor VIP në OST & në shëndetësi) rezulton se ka qënë i dënuar me 2 emra të tjerë dhe ka fshehur të dhënat në formularët e dekriminalizimit. Nuk mund të jetë deputet. Pyetja mbetet: si u zgjodh kandidat për deputet??? Cili mekanizmi që promovon kandidatë “me probleme” në partitë e mëdha (në këtë rast, në PS)? Kush mban përgjegjësi dhe përse mekanizmi i verifikimit nuk ka funksionuar në rastet kur personi është emëruar disa herë drejtor, pra funksionar i lartë në poste publike?
ISP po monitoron dekriminalizimi mbeshtetur nga NED.
𝐏𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐪𝐲𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐫𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi rezultatin e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Dashamir Mehmet Tahiri, kandidat për deputet i propozuar nga Partia Lëvizja për Ndryshim, qarku Vlorë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Komisioneri vendosi të deklarojë të përfunduar procedurën administrative pa vendim përfundimtar për subjektin vetëdeklarues z. Dashamir Tahiri, pasi vlerësohet se ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës administrative të filluar përpara ditës së zgjedhjeve.
KSHZ shqyrtoi rezultatin e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Ashim Hysen Tafilaku, kandidat për deputet i propozuar nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, qarku Shkodër. Komisioneri vendosi se subjekti vetëdeklarues z. Tafilaku nuk ndodhet në kushtet e ushtrimit të funksionit publik te deputetit.
Gjithashtu, shqyrtoi rezultatin e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Artan (Ergi) Nazmi Bitri, kandidat për deputet i propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, qarku Durrës. Komisioneri vendosi se subjekti vetëdeklarues z. Bitri ndodhet në kushtet e ndalimit për tu zgjedhur/ushtruar funksionin publik të deputetit.