Ish-deputeti Tom Doshi është përfshirë në një sherr pasditen e djeshme në Velipojë, që dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie. Policia bën me dije se ai është peoceduar penalisht pasi ështe konfliktuar me vëllezërit L. Molla dhe Prek Molla, me këtë të fundit që ka marrë dëmtine të lehta. Ndërkohë, policia po punon edhe për identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.
Duhet theksuar se Doshi eshte kryetar i PSD, nje nga politikanet me te perfolur te perfshire ne nje numer te madh incidentesh, si dhe ne hetime te meparshme nga strukturat e Prokurorise/SPAK. Nga 2018 Doshi ben pjese ne listen e zeze te SHBA. Sipas DASH Tom Doshit dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA. Në vendimin e publikuar në faqen e DASH, thuhet se “në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë”. “Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik”.
Detaje nga policia:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar në kallëzimet e bëra nga vëllezërit L.M e P.M, proceduan penalisht shtetasin T. D., 58 vjeç, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.
Mbasditen e djeshme, në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi T. D, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me shtetasit L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, ( vëllezër). Si pasojë e konfliktit shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike.
Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.
https://lapsi.al/2024/06/16/tom-doshi-sherr-per-token-ne-velipoje-procedohet-penalisht/