Përmbledhje ekzekutive
Në korrik 2022 Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Vendimi ka rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe shënon një zhvillim historik, duke krijuar një raport të ri të shtetit dhe shoqërisë me standardet dhe parimet e bashkësisë më të madhe demokratike në kohën e sotme. Përtej këtij vlerësimi të rëndësishëm, vendimi shënon edhe një pikënisjen e një rruge të gjatë negociatash dhe përgatitjes nga ana e institucioneve shqiptare për të arritur plotësimin e standardeve të anëtarësimit. Për disa prej vendeve të tjera ish komuniste procesi ka marrë mesatarisht 5-8 vjet, por për vende si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, si dhe vendet e tjera të rajonit, periudha e sprovës është shumë më e gjatë.
Një nga kriteret thelbësore të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale është besimi në institucione, forcimi i kulturës demokratike dhe integriteti, transparenca e llogaridhënia e zyrtarëve të lartë të emëruar ose të zgjedhor. Cilësia e përfaqësimit dhe legjitimiteti janë parakusht për funksionalitetin e sistemit dhe mirëqeverisje. Institucionet kryesore politike dhe vetë partitë politike, si bartëse kryesore të karrierës dhe promovimit, kanë përgjegjësi të krijojnë një sistem merite e karriere të besueshëm dhe të qëndrueshëm, si dhe të promovojnë vlera e parime, të cilat gjejnë përputhshmëri me nevojat e vendit dhe aspiratat e tij. Reforma të rëndësishme, si reforma në drejtësi dhe ajo në qeverisjen lokale apo në administratën publike gjithashtu janë në sprovë për funksionalitet të plotë, afrim të qeverisjes me qytetarin dhe ofrimin e shërbimeve dhe standardeve të një vendi kandidat potencial për në BE.
Dekriminalizimi dhe integriteti, nevoja për politikë të pastër dhe akte kundër korrupsionit, nevoja për transparencë e llogaridhënie janë temë kryesore debati dhe thelbi i ligjërimit publik gjatë periudhës nën monitorim qershor-shtator 2022. Këto kategori dhe kjo problematikë përbën edhe objektin e monitorimit të Institutit të Studimeve Politike (ISP) gjatë vitit 2021-2023, si pjesë e projektit “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur” mbështetur nga NED (National Endowment for Democracy).
Pjesë e projektit të ISP është matje e ligjërimit publik dhe diskursit institucional e mediatik mbi dekriminalizimin dhe integritetin në politikë dhe vendimmarrje. Procesi monitorues përfshin diskutimet politike dhe parlamentare, deklarimet e zyrtarëve të lartë, deklaratat institucionale, por edhe mediat kryesore në vend, si mekanizmi kryesor i informimit dhe formimit publik. Ai u shtri në të gjitha mediat kryesore televizive (TCH, Klan TV, Vizion Plus, News 24, Ora News, A2, Abcnews, etj), kryesisht në qëndrimet editoriale dhe në lajmet kryesore të ditës. Gjithashtu u monitoruan portalet kryesore, si dhe mediat e shkruara Panorama, Gazeta Shqiptare, Shekulli dhe Dita.
Gjetjet kryesore të raportit monitorues (II, 2022)
Procesi i dekriminalizimit dhe integriteti i figurave të larta politike ka qenë temë kryesore e raportimeve ditore të mediave kryesore. Në dallim nga praktikat e tjera zgjedhore, zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës u duk si një moment kthese për partitë politike shqiptare, pasi ndaj figurës së Presidentit nuk u hodhën akuza apo fakte komprometuese për sa i përket pastërtisë së tij. Megjithatë, në rastet e ndryshimit të zyrtarëve të lartë, përfshirë ministra dhe zv/ministra apo zgjedhje në organet e larta kushtetuese, akuzat u përsëriten, gjë që tregon hendekun e thellë të mosbesimit midis elitës politike dhe reflektimin e këtij hendeku nga media.
Temat kryesore të debatit u bënë ligjërimet mbi listën e zezë amerikane dhe sanksionet britanike, mbi akuzat e ndërsjella mbi cilësinë e integritetit dhe besueshmërinë publike, mbi financimet informale të partive politike, mbi disa procese hetimore tashmë në shqyrtim nga organet e drejtësisë, mbi skandalin e incerenatorëve ku janë përfshirë politikanë të lartë, mbi arrestimet e individëve në akte kriminale por që kanë sfond politik ose përfaqësojnë direkt/indirekt parti politike, si dhe mbi supozimet e përfshirjes së politikanëve lokalë në dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, lustracionin ose vetingun në politikë. Pjesë e ligjërimit dhe debateve ishin edhe roli i SPAK, proceset e bujshme, disa hetime ndaj individëve në sistemin e ri të drejtësisë, si dhe vetë implikimet e medias në burime informale financimi.
- Gjatë periudhës Qershor-Shtator procesi i dekriminalizimit u përdor nga partitë e politikanët për të atakuar kundërshtarët e tyre dhe për të iniciuar ligje apo akte rregullatore, të cilat në vetvete nuk kanë për qëllim kryesor pastrimin e partive politike, por shfrytëzimin e momentit për avantazhe elektorale ose eliminimin e kundërshtarëve politik. Nisma për ndryshime ligjore në ligjin për dosjet dhe Kodin Zgjedhor, e promovuar gjatë periudhës verore kur parlamenti ishte i shpërndarë, lidhet gjithashtu me politikën e ditës dhe kalkulimet elektorale 2023 dhe 2025.
- Funksionet dhe zbatimi i ligjit për dekriminalizimin nuk kanë ende një instrument dhe standard vlerësimi, por kryesisht partitë, po devijojnë konceptet dukje ia përshtatur interesave të tyre dhe favorizimeve personale. Gjatë muajit gusht 2022 partia në pushtet filloi filluar procesin e seleksionimit të zyrtarëve të cilët do të drejtojnë partitë në qarqe. Disa nga figurat kryesore të akuzuar për subjekte të mundshme të hetimit për korrupsion ose për përfshirje në akte jo etike, u mënjanuan. Media raportoi gjerësisht, por partitë nuk aplikuan mekanizma publikë parandalimi dhe verifikimi dhe as nuk bënë deklarata publike mbi rekordet kritike të individëve që u mënjanuan.
- Të njëjtat partitë vijuan edhe në partitë e opozitës. Dy partitë kryesore kërkuan largimin e të gjithë atyre personave nga politika të cilët në të kaluarën kanë qenë pjesë ose bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Secila për shkak të nevojës së luftës politike, ndërkohë që një fraksion tjetër në PD, inicioi shoqërimin e dosjeve me lustracionin, vendim që do të kishte impakt më të madh në politikë. Midis deklarimeve dhe akteve konkrete ka diferencë të madhe, ndaj megjithëse diferencave të vogla në artikulim, në thelb, secila palë po përdor lustracionin dhe hapjen e dosjeve në funksion elektoral. Debati nisi kur më datën 29 korrik, Z. Rama hodhi në publik idenë për ndryshimin e ligjit për dekriminalizimin. Kujtojmë se menjëherë pas marrjes së kryesisë së Partisë së Lirisë nga Ilir Meta, Autoriteti për Hapjen e Dosjeve publikoi një raport në të cilën aludohej se shtetasi me inicialet I.M ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Si rrjedhojë mazhoranca e përdori për të kërkuar largimin nga jeta politike të Ilir Metës.
- Ligjërimi publik nga partitë politike dhe zyrtarë të lartë të vendimmarrjes, vijon të dominojë edhe debatet në studiot televizive. Edhe pse në vend gjatë periudhës së marrë në shqyrtim, kriminaliteti ka pësuar rritje dhe misteri për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale ka marrë vëmendjen e mediave, përsëri debatet për dekriminalizimin kanë qenë të shumta. Atakimet negative dhe denigruese ndaj personazheve të caktuara politike nuk ka munguar. Media, ashtu si partitë, komentojnë bardh e zi zhvillimet në vend dhe riprodhojnë akuzat e politikanëve, duke i shprehur shpesh edhe si qëndrime të vetë medias.
- Gjatë periudhës Qershor-Shtator, temë dominuese në media ishte interpretimi i ndryshëm i prioriteteve ndaj dekriminalizimit nga partitë politike dhe vlerësimet e ndryshme për të njëjtat raste. Për shembull, për qeverinë dhe PS prioritet u bënë qëndrimet politike kundër ish kryeministrit Berisha të shpallur “non grata”, duke deklaruar ndalimin e çdo bashkëpunimi politik dhe parlamentar me të, pavarësisht nivelit të tij të përfaqësimit në parlament, si dhe sulmet ndaj LSI dhe ish drejtuesve të PD për korrupsion. PD zyrtare vijoi akuzat ndaj z. Berisha dhe z. Rama si dhe formacioneve të tyre mbështetëse duke këmbëngulur në vettingut në politikë, kurse vetë ata u akuzuan nga media e politikanë të ndryshëm për përfshirje në raste korruptive. LSI vijoi denoncimet ndaj qeverisë, ndërkohë që partitë e tjera më të vogla patën rol minor në debatin politik dhe publik mbi këtë çështje.
- Për sa i përket përgjegjësive të zyrtarëve të prekur nga procesi i dekriminalizimit, në ligjërimin publik dhe mediatik PS i konsideron përgjegjësi personale rastet e zyrtarëve të saj të lartë të përfshira në akte korruptive ose ndalim nga dekriminalizimi, kurse opozita ndonëse nuk pajtohet me këtë qëndrim, as ajo nuk ka pasur qëndrime në rastet e akuzave ndaj individëve brenda saj. Media ka pasqyruar qëndrimet politike, por në tërësi fryma e medias ka qenë kritike ndaj partive politike dhe përpjekja për të larguar përgjegjësinë e tyre në lidhje me dekriminalizimin dhe skandalet financiare.
………………………………………………
Te plote raportin mund ta gjeni ne komunikimin zyrtar me ISP.