Bazuar në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar dhe vendimin nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” Departamenti i Administratës Publike është organi përgjegjës për marrjen në dorëzim, administrimin dhe përpunimin e formularëve të vetëdeklarimit për nëpunësit në shërbimin civil dhe shërbimin diplomatik, si dhe drejtuesit e çdo niveli në administratën publike të nivelit qendror dhe vendor që nuk përfshihen në shërbimin civil.(shkronja “gj”, e pikës 4, të kreut II, të vendimit nr.17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë).
Sipas të dhënave të DAP adresuar për ISP në shtator 2019 rezulton një numër i madh zyrtarësh të parashikuar nga ligji kanë depozituar deklaratat e tyre lidhur me ligjin 138/2018 në këtë institucion.
Lista e plotë e subjekte vetëdeklaruese pranë organit përgjegjës DAP, sipas ligjit nr.138/2015, i ndryshuar gjendet në linkun bashkëngjitur:
http://dap.gov.al/publikime/formularet