Ne janar 2021 media informoi se ndonëse prej gati gjashtë muajsh është në arrest shtëpie, ish-zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda figuron të jetë e punësuar, madje përfiton edhe pagë mujore prej më shumë se 1 milion lekësh, kjo sipas databazës së pagave që u publikua online. Voda u hetua nga SPAK, për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas përgjimeve të prokurorisë rezultoi se Voda kishte përfituar 2000 euro, një telefon të ri dhe një arkë me peshk për të ndikuar në punësimin e një shtetaseje në Ministrinë e Brendshme. Por vetëm një muaj pasi kryeministir Edi Rama e shkarkoi, Voda u “rehatua” në një tjetër post, me një pagë prej 116,667 lekësh, apo 1 milion e 100 e 66 mijë të vjetra. Prej gati 16 muajsh ajo mban pozicionin e koordinatores së projekteve që financohen nga qeveria dhe donatorë të huaj në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Në këtë post, Rovena Voda u emërua vetëm një muaj pas shkarkimit në korrik të 2020-ës me vendim të kryeministrit Edi Rama. /Newsbomb.al
Me 13 korrik 2021 Reporter.Al pati njoftuar se Voda eshte ne “arrest shtëpie”. Sipas BIRN Albania Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK njoftoi më 13 korrik, caktimin e masës së sigurimit personal “arrest shtëpie” ndaj ish-Zëvendës Ministres së Brendshme, Rovena Voda, padi dyshohet se ka marrë vlera monetare dhe material për emërimin e një shtetaseje në shërbimin civil. Ndaj Vodës është regjistruar nga SPAK procedim penal për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim. Në njoftim thuhet se nga veprimet hetimore janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se Voda, “ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale të padrejta prej shtetaseve Majlinda Hasani dhe Florida Beu”.
Sipas SPAK, këto përfitime të padrejta janë pranuar me qëllim që Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar shtetasen Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive. Voda nuk qe e arritshme për koment.