Media publikoi nje liste te partive politike qe ishin dakordesuar per koalicion me Partine Demokratike. Sic shihet nga fotografia ne media (e pa pergenjeshtruar nga PD), ne liste bente pjese edhe Partia Mendimi i Djathte Liberal, drejtuar nga politikani lokal ne Shkoder, M.Liçi. Gjate viteve te kaluara ai dhe familjare te tij jane akuzuar per vepra te ndryshme penale ne Shkoder, duke qene subjekt i operacionit policor OFL, dhe pavaresisht nga ceshtja ne gjykim dhe pretendimet e paleve, perfshirja ne listen zyrtare do te ishte nje shenje negative e koalicionit opozitar ne shprehjen e vullnetit politik per politike te paster dhe dekriminalizimin.
Ne marreveshjen finale te koalicionit kjo parti nuk eshte e perfshire (pjesa djathtas e fotos), nje tregues se PD me vetdije ka marre nje vendim moral ne kete rast. Ne te kaluaren, (2015) PD terhoqi dy kandidate te saj per kryetare bashkie (Kelcyre dhe Kurbin) per te njejtin motiv, per shkak te rekordeve negative lidhur me te kaluaren. Ky eshte rasti i pare dhe i vetem kur gjate fushates u terhoqen kandidate nga gara.
Tani mbetet te pritet nese edhe partite e tjera do te duan te ndjekin standarde etike dhe integriteti lidhur me aleatet, kandidatet dhe stafet e tyre elektorale. Ky ka qene e mbetet apel kryesor i ambasadores amerikane, ambasadorit te BE, ambasadores se Holandes, ambasadorit britanik, si dhe te shoqerise civile ne Shqiperi.