Standardi? Qeveria, parlamenti dhe institucionet deklarojnë se janë të vendosur të aplikojnë masa antikorrupsion dhe premtojnë përballjen me drejtësinë të çdo zyrtari të korruptuar. Akte të tilla janë pjesë edhe e legjislacionit rregullator në institucione.
Problematika? SPAK ka ngritur shqetësimin për rënie të ndjeshme të denoncimeve dhe raportimeve antikorrupsion nga organet e tjera ligjzbatuese, përfshirë strukturat antikorrupsion në qeveri, tatimet, doganat dhe entet e tjera publike.
Zgjidhja? Kuvendi përmes raportimeve vjetore, qeveria përmes enteve përgjegjëse, sidomos ministria antikorrupsion dhe ajo e drejtësisë duhet të adresojnë shqetësimin, duke ofruar mekanizma funksionalë të kontrollit, transparencës dhe integritetit antikorrupsion.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).