Një numri institucionesh kanë zgjedhur anëtarë të rinj në pozita drejtuese, ndërkohë që ligji kërkon që çdo kandidat të kryejë verifikim paraprak të dekriminalizimit përpara zgjedhjes/emërimit.
Problemi? Procesi i deklarimeve është bërë gjithnjë e më formal, dhe vetë institucione si qeveria dhe Kuvendi, Presidenti dhe strukturat drejtuese në drejtësi (KLGJ e KLP) nuk kanë krijuar praktika solide deklarimi dhe verifikimi të kandidatëve për emërim / zgjedhje prej tyre.
Rekomandimi? Jetësimi integral i dekriminalizimit i jep procesit besueshmëri, integritet dhe efektivitet. Institucionet kryesore duhet të zbatojnë ligjin dhe të kthehen shembull për ligjin, si dhe për institucionet e tjera.
Ky infograf është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).