STANDARDI LIGJOR? Deputetët, ministrat, kryetarët e partive dhe zyrtarët e tjerë të lartë politikë detyrohen nga ligji për sjellje etike dhe respekt të parimeve të integritetit. Politika ka përgjegjësi përpara qytetarëve, institucioneve dhe interesave të vendit.
PROBLEMATIKA AKTUALE? Prej disa muajsh jeta parlamentare është dominuar nga incidente të rënda dhe të dhunshme ku janë përfshirë deputetë me ndikim në jetën politike. Standardet e integritetit janë injoruar duke cenuar parimet e integritetit dhe transparencës.
ZGJIDHJE DHE REKOMANDIME? Një politikë me integritet përdor mekanizmat, fuqinë dhe përgjegjësinë për të shmangur tensionet, incidentet dhe konfliktualitetin. Demokracia funksionale dhe shteti i së drejtës mundësohet vetëm nga integriteti në përfaqësim, në vendimmarrje dhe në llogaridhënie.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).