“Kemi një çështje, e cila ka marrë shumë vëmendje publike këto ditë dhe këto javë, që lidhet me mangësitë e vërejtura në kuadrin ligjor të garantimit të integritetit të personave që zgjidhen apo që emërohen. Rasti i Shkodrës na bën të vetëdijshëm që kuadri ligjor ekzistues nuk është ende i plotë. Në këtë këndvështrim Kryeministri, zoti Edi Rama, më shumë në cilësinë e deputetit sesa atë të Kryeministrit, ka njoftuar se do të depozitojë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, si amendamente shtrëngimet e domosdoshme dhe më të ashpra lidhur me pastërtinë e figurës së çdo kandidati.
Le të jetë Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ai që do t’i shqyrtojë të gjitha këto propozime së bashku me ju, ku pa dyshim mirëpresim çdo vërejtje dhe çdo propozim që mund ta pasurojnë këtë nismë të vyer, në funksion të rritjes së rrjetës së parandalimit, që çdo person me të shkuar problematike të arrijë të zgjidhet qoftë në Kuvendin e Shqipërisë, qoftë në krye të bashkive, qoftë në këshillat bashkiakë apo të emërohet në pozicione, për të cilat ligji e përcakton qartë se këta persona nuk mund të emërohen”.
Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS, diskutim në parlament, – 2.9.2019