Nga verifikimi i të dhënave në Formularin e vetëdeklarimit të z. Gledion Rahovica, rezulton se nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me dënim me vendim të formës së prerë nga autoritete gjyqësore shqiptare apo të huaja, dënime me vendime jo përfundimtare nga autoritete gjyqësore shqiptare apo të huaja, masa sigurimi personal, urdhër ndalimi ndërkombëtar, ndalime nga organet ligjzbatuese, dëbime apo hetime brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
KQZ pas shqyrtimit të rezultateve të verifikimit nga Prokuroria e Përgjithshme vlerëson se për sa i përket procedurave të ndjekura për rezultatet e verifikimit në lidhje me të dhënat në formularin e deklarimit, referuar pikes 1 dhe 2 të nenit 8 të ligjit 138/2015 dhe pikës 5 të Kreut V të vendimit 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme.
Prokuroria e Përgjithshme, ka kryer verifikimin e të dhënave dhe referuar informacionit të ardhur nga Interpol/Romë/Itali, ka konstatuar se funksionari Gledion Rahovica është raportuar për veprën penale, “Vjedhje dyqani”. Duke qenë se funksionari është përgjigjur me jo pyetjes 3 dhe 4 të formularit të vetëdeklarimit “A keni qenë ndonjëherë në hetim apo ne gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale?” dhe “A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale”, rezulton se ai nuk ka deklaruar se ndaj ti ka patur hetim, ndalim, apo gjykim nga autoritetet ligj zbatuese Italiane.
Personi i cili sipas autoriteteve Italiane eshte raportuar për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur ka përdorur të dhëna identiteti (Kusta Mina, lindur më 21.12.1978) të cilat nga analiza e gjurmëve të gishtave përputhen me të dhënat aktuale të z. Gledion Rahovica.
Nga shqyrtimi i formularit të vetëdeklarimit funksionari në rubrikën 2 të tij nuk ka deklaruar përdorimin e gjenealiteteve të tjera. Sipas rubrikës “B” të formularit funksionari publikë ka patur detyrimin të deklarojë gjeneralitet të mëparëshme të ndryshuara zyrtarisht apo që janë përdurur nga funksionari edhe pa i ndryshuar zyrtarisht.
Kreu III, pika 3, gërma ç parashikon “Formulari i vetëdeklarimit përmban detyrimisht një rubrikë ku pasqyrohet se…. Pasqyrimi i të dhënave të pavërteta të paplota dhe të pasaktanë të passjell përjashtimin e mënjëhershëm dhe në cdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik.
Prokuroria e Përgjithshme pasi ka konstatuar se verifikmi ëshë kryer i plotë dhe i gjithëanshëm dhe vlerson se funksionari referuar gërmës c, pikës 3, Kreut III të vendimit të Kuvendit nr.17/2016, është në kushtet për ndalimin e ushtrimit të funksionit. Referuar nenit 10, pika 1, gërma d, kur verifikohen kushtet për moszgjedhje apo moskandidim KQZ shpall pavlefshmërinë e mandatit dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të funksionarit publik. Gjithashtu referuar nenit 5, pika 3, të ligjit deklarimi i rrethanave të rreme ose të shtrembëruara përbën vepër penale, sipas nenit 190 të Kodit Penal.
Në këto kushte funksionari publik ka paraqituar rrethana apo të dhëna të rreme në formularët e vetëdeklarimit. Formularët e vetëdeklarimit ja kanë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Konkretisht me veprime aktive, z. Gledion Rahovica, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.
Relacioni i plotë i KQZ në lidhje me rastin “Rehovica” gjendet ne linkun më poshtë: