Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim kërkesën në ngarkim të dy të pandehurve, të cilët akuzohen për korrupsion në zgjedhjet e 14 majit. Kristo Agalliu akuzohet për korrupsioni aktiv në zgjedhje dhe Agron Duraj për korrupsion pasiv.
Nga hetimet ka rezultuar se, “në datën 9 maj 2023, i pandehuri Kristo Agalliu i ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar në datën 14 maj 2023”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Kristo Agalliu u kap në zonën e Freskut, duke negociuar në telefon për të shitur katër vota të familjes së tij kundrejt shumës 150 mijë lekë të vjetra. 51-vjeçari kërkonte t’i paguhej dhe karburanti për të shkuar deri në Kuçovë aty ku edhe do të votonte.