Ligji? Ligji 84/2016 bëri rivlerësimin kalimtar (vetingun) “për të garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës, pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet”. Vetingu u konsiderua histori suksesi.
Problematika? Disa subjekte të rivlerësimit, të cilët janë shkarkuar duke u përjashtuar përfundimisht nga sistemi, janë emëruar në poste të larta ekzekutive, përfshirë edhe në struktura ligjzbatuese.
Zgjidhja? Koncepti i integritetit, profesionalizmit dhe besimit publik tek institucionet është thelbësor për një administratë dhe vendimmarrje të pastër. DAP dhe ekzekutivi duhet të evitojnë emërime që promovojnë në poste publike subjekte të shkarkuar nga vetingu.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).








