Dy nga 22 konkluzionet:
– Ligji i dekriminalizimit përbën një nga mjetet ligjore më efektive për të mënjanuar nga politika dhe postet drejtuese shtetërore individët me rekorde kriminale në të kaluarën. Dy vjet pas miratimit të tij, impakti i ligjit ka qenë relativ, ende shumë larg pritshmërive të publikut dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Fokusimi në cilësitë e kandidatëve për postet politike dhe publike duhet të mbeten axhendë prioritare edhe në të ardhmen e afërt.
– Partitë politike e kanë shfrytëzuar ligjin për dekriminalizimin për të akuzuar njëra tjetrën për individët me rekorde kriminale, por partitë kanë bërë pak ose aspak për të larguar nga radhët e tyre individët që kanë të dhëna të tilla. Në të ardhmen do të duhet të partive politike tu ushtrohet më shumë presion pozitiv nga media dhe grupet civile monitoruese për të luajtur rol konstruktiv dhe për të identifikuar me vepra konkrete dallimet midis modeleve pozitive e negative.
Studimi i plotë në shqip dhe në anglisht mund të gjendet / shkarkohet këtu:
https://www.kas.de/einzeltitel/-/content/entkriminalisierung