Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri më 4 maj 2018 njoftoi dorëheqjen dhe dorëzimin e mandatit të deputetit në një leter drejtuar kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi.
“I nderuar Z. Ruçi,
Për arsyet që tashmë i kam bërë publike, kërkoj prej Jush të ndiqni procedurat ligjore të parashikuara nga ligji për dorëzimin e mandatit tim si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë”.
Dorëheqja erdhi pas hetimeve nga Prokuroria dhe akuzave ndaj ish ministrit.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë mbi bazën e informacioneve të bëra publike, regjistroi procedimin penal me Nr. 313, të vitit 2017, për kryerjen e veprës penale: “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Saimir Tahiri, i biri i Bashkimit dhe i Luiza, lindur më 30.10.1979, në Tiranë dhe banues në Tiranë.
Letra e plotë e Prokurorisë drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit për deputetin Tahiri mund te lexohet & shkarkohet këtu: