Partitë janë institucione me vlerë publike. Ato ndikojnë në vendimmarrje dhe kandidojnë për postet kryesore politike të shtetit. Zgjedhjet 2021 janë një rast i mirë i testimit të integritetit të partive politike. Ligji 138/2015, i njohur si ligji i dekriminalizimit, ka në fokus të tij nevojën që individët me rekorde kriminale dhe penale të mos kandidojnë për poste publike dhe politike. Partitë kanë të drejtë të dërgojnë listën e tyre të kandidatëve në prokurori për verifikim paraprak, por edhe kanë detyrimin që ato vetë të kenë struktura të përbëra nga individë me integritet, të kenë transparencë dhe të marrin përgjegjësi për gabimet e tyre ashtu sic marrim meritat për sukseset e tyre.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e NED (National Endowment for Democracy).është duke monitoruar zgjedhjet e brendshme në partitë politike për kandidatët për deputetë dhe sturkturat e partive politike. Në funksion të projektit ISP ka shtuar në database http://dekriminalizimi.isp.com.al/ një platformë mbi strukturat aktuale të partive politike: kryetarët, kryesia, sekretarët, këshillat dhe asambletë kombëtare, drejtuesit në nivel qendror dhe vendor, etj, si dhe mbi organet e administrimit zgjedhor. Platforma parashikon publikimin e CV dhe deklaratës së “dekriminalizimit” për të gjithë individët e strukturave të partive dhe kandidatëve të tyre për poste politike.
Koha për transparencë, politikë më perfaqësuese dhe për parti e politikanë me integritet!