Dy deputete te PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, kane dhene doreheqjen nga mandati parlamentar vetem disa ore perpara betimit te deputeteve. Doshi eshte nje emer i njohur i politikes, ish deputet i PS dhe me pas kryetar i PSD, i perfshire ne akuza dhe masa penalizuese ndaj tij nga qeveria amerikane. Në vitin 2018 Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Doshin të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, për shkak se akuzohet për korrupsion. Tom Doshit dhe familjes së tij iu ndalua hyrja për në SHBA. Per kete dhe akuza te tjera Doshi perben prej vitesh nje nga politikanet e akuzuar se nuk ploteson standardet e dekriminalizimit per poste politike dhe publike.
Ndryshe nga partite e tjera te vogla politike, Doshi ka arritur me sukses te mbijetoje, duke siguruar mbeshtetje kryesisht ne zona te caktuara ne Shkoder e Tirane, si dhe duke evituar perfshirjen ne parlament (hera e dyte qe zgjidhet dhe jep doreheqje, 2021 dhe 2025). Ai eshte aleat de facto i PS dhe ne dy zgjedhjet e fundit arriti te siguroje 3 mandate, 2 ne Shkoder dhe 1 ne Tirane.


https://www.balkanweb.com/tom-doshi-dhe-sabina-jorgo-heqin-dore-nga-mandati-si-deputete-te-parlamentit-kush-i-zevendeson/#gsc.tab=0








